E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Interpolit dënohet për mitmarrje

Johanesburg, 4 gusht - Ish kreu i Interpolit, jugafrikani Jackie Selebi është dënuar me 15 vite burg për marrje ryshfeti nga grupet e krimit të organizuar. Selebi u gjet fajtor për pranimin e 166 mijë dollarëve në periudhën 2000 - 2005 nga një trafikant droge i burgosur. Selebi ka qenë në krye të Interpolit nga viti 2004 deri në vitin 2008, derisa më herët ka qenë në krye të policisë në Afrikën e Jugut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›