Zjarri po djeg Rusinë

Moskë, 4 gusht - Në Rusi vazhdojnë të digjen mijëra hektarë pyje. Qendra kombëtare e krizës flet për afro 7.000 zjarre në rreth 500.000 hektarë. Veçanërisht të prekura janë zonat përreth qytetit Voronesh, rreth 500 kilometra në jug të Moskës, dhe zona përreth Nishni Novgorodit, në lindje të kryeqytetit. Shumë fshatra janë shkretuar nga zjarri. Deri tani janë konfirmuar 40 persona të vdekur.
Presidenti rus, Dmitry Medvedev ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtatë rajone. Njësi shtesë të zjarrfikësve janë dërguar për të shmangur rrezikun bërthamor në Sarov, në rajonin Nizhni Novogorod, ku ndodhet një impiant që mbahej sekret gjatë Luftës së Ftohtë.
Shumë fëmijë po evakuohen nga kampet verore, të cilat kërcënohen nga zjarret. Ndërkohë që një pjesë e madhe e arave me të mbjella janë shkatërruar, duke bërë që të rritet ndjeshëm çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare.