Paketa e PS mbërrin te ligjet
Paketa e ndryshimeve ligjore, për sa i takon reformës zgjedhore, mund të kalojë në Parlament seancën e së enjtes. Burime nga dy partitë kryesore të politikës sqarojnë se sot ka gjasa të merret në diskutim zyrtarisht propozimi i socialistëve në Komisionin e Çështjeve Ligjore. Nga ky debat do të varet më tutje edhe nëse propozimi do të kalojë në seancën e ditës së enjte për t‘u miratuar. Moment kur Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të bëjnë qartazi edhe llogaritë numerike për të rezultuar të suksesshëm.
Propozimi
Në datën 10 mars, kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste institucionalizoi nismën për reformën zgjedhore. Valentina Leskaj i paraqiti Konferencës së Kryetarëve një nismë, e cila u pranua nga kjo konferencë për t‘u futur në procedurë dhe në kalendarin e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë. Në thelb nisma konsiston në amendimet kushtetuese lidhur me sistemin zgjedhor. Konkretisht, kalimin në sistemin proporcional me lista shumemërore bazuar në ndarjen administrative, sipas qarqeve aktuale. Socialistët vlerësojnë se kjo është një reformë që e ndan vendin dhe politikën nga sistemi i kalbur që kemi aktualisht, nga një sistem që deformon përfaqësimin politik. Duke shtuar se ky propozim na jep një sistem zgjedhor të drejtë, përfshirës e me përfaqësim politik të ndershëm. Pas paraqitjes së paketës, socialistët shprehën gatishmëri për të pranuar një zgjidhje konsensuale dhe u treguan të hapur për kontribute të forcave të tjera politike. Në prononcimin publik të para dy ditëve, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ftoi kreun e opozitës që të kalonin të hënën paketën në Komisionin e Ligjeve. Gatishmëri që u tregua qartazi nga Rama në prononcimin e tij televiziv.
Numrat
Zyrtarisht, Komisioni i Çështjeve Ligjore në Kuvend ka në përbërje 23 anëtarë. Prej tyre 11 janë përfaqësues të Partisë Demokratike dhe 7 përfaqësues të Partisë Socialiste. Në pesë deputetët e mbetur janë përfaqësuesit e LSI, PR, PDK, PBDNJ dhe një i pavarur. Sa u takon ekuilibrave rezulton se dy partitë kryesore arrijnë numrin prej 100 votash. Numër që mund t‘u sigurojë atyre shumicën e nevojshme prej 94 votash që kërkohen për ndryshimin e Kushtetutës. Duke llogaritur këtu edhe ndonjë rrjedhje nga numrat zyrtarë, duket se toleranca mund të shkojë deri në gjashtë vota. Partitë e djathta kanë në total pa PD-në një numër prej 28 votash në rastin më të mirë, ndërsa të majtët tetë. Katër prej deputetëve që votuan Bamir Topin për President mbeten të lirë dhe vota e tyre është e papërcaktuar. Në kampin e socialistëve mbetet në dyshim vota e ish-kryeministrit Fatos Nano, ashtu sikurse e ish-nënkryetarit të grupit parlamentar, Petro Koçi. Nëse i pari nuk ka shfaqur asnjë qëndrim ndaj paketës së propozimeve mes PS-PD, i dyti është deklaruar kundër tyre dhe në mbështetje të LSI-së. Në kampin e demokratëve mbetet në pikëpyetje vota e Spartak Ngjelës dhe ajo e Gilman Bakallit.