Xhufi: Pakti PS-PD, tragjedi elektorale
Lëvizja Socialiste për Integrim tregon vendosmëri në kundërshtimin e paketës së propozimeve të PS-së për reformën zgjedhore. Zëvendëskryetari Pëllumb Xhufi vlerëson në një intervistë për "Shqip", se nëse kalon në Kuvend pakti PS-PD do të ishte një tragjedi elektorale. Sipas tij, marrëveshja e fshehtë cenon demokracinë elektorale në vend dhe ndëshkon në mënyrë të padrejtë subjektet politike. Xhufi mendon se konsensusi jashtë institucioneve mes Ramës dhe Berishës gjen pasqyrim në mënyrë figurative te duartrokitjet e Bejës pasi flet Islami. Njësoj si mungesa e ulërimave të zakonshme të Kryeministrit Berisha pas propozimeve zyrtare të selisë rozë. Xhufi, në cilësinë e diplomatit dhe ish-ambasadorit flet për përfitimet dhe detyrimet e vendit tonë nga anëtarësimi në NATO.
Zoti Xhufi, në cilësinë e diplomatit, a mund të na jepni një vlerësim rreth ftesës që Shqipëria mori nga Samiti i Bukureshtit
për anëtarësim në NATO?
Unë besoj se është një ngjarje e madhe historike. Një kthesë dhe ndarje nga një e kaluar e paqartë, e përvijuar këto vitet e tranzicionit. Është një vlerësim në radhë të parë që i bëhet vokacionit të pandryshueshëm atlantist të shqiptarëve, kombit shqiptar në përgjithësi. Një popull që ka përballuar reforma të ashpra gjatë këtyre viteve, ka përballuar edhe zhgënjime të shumta nga politika. Por përtej këtyre ky popull nuk u thye në vokacionin e tij evropian dhe atlantist. Gjithashtu, ftesa është një vlerësim që u bëhet edhe rezultateve që janë arritur në reformimin e ushtrisë. Një proces ky i vështirë, por edhe i dhimbshëm, sidomos për ata ushtarakë që reforma i ka nxjerrë në lirim, por që është realizuar përgjithësisht me sukses, duke filluar që mbas rindërtimit të ushtrisë në vitin 1997 e në vijim. Një vlerësim është edhe për sa i takon politikës, por që mbetet gjithsesi hallka më e dobët në zinxhirin e përgjegjësive për integrimin në NATO. Kjo, sepse edhe në këtë samit politika shqiptare u paraqit me detyra dhe obligime të parealizuara. Kujtoj këtu dy reformat e mëdha: ajo zgjedhore dhe në drejtësi, që sipas kërkesës së partnerëve dhe premtimit të qeverisë duhet të ishin përfunduar para samitit. Për fat të keq ato nuk kanë nisur akoma, ose kanë hedhur një hap të ndrojtur, siç është rasti i reformës në drejtësi, ku është realizuar vetëm ligji për organizimin e drejtësisë. Një tjetër fakt që e mpiu entuziazmin tonë është natyrisht tragjedia e fundit e Gërdecit, e cila nxori në pah jo vetëm brishtësinë e mjaft institucioneve, por për fat të keq edhe ndërthurjen e rrezikshme që ekziston midis krimit dhe politikës së korruptuar. Unë jam i bindur se në muajt që do vijnë deri në samitin e ardhshëm partnerët tanë do të jenë shumë të ftohtë me qeverinë shqiptare, do të vënë detyra të patolerueshme që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, forcimin e institucioneve dhe realizimin e reformave të parealizuara deri më tani.
Në terma konkretë zoti Xhufi, cilat janë përfitimet e vendit nga anëtarësimi në NATO?
Ka shumë rëndësi, ka shumë të mira hyrja e pritshme e Shqipërisë në NATO. Në kuptimin që do ndryshojë në mënyrë të ndjeshme stilin e punës, ritmet e reformave, përgjegjësinë, por edhe kontrollin mbi institucionet shqiptare. Pra, në një farë mënyre do të sjellë një lloj katarsisi, i cili do të bëhet nga brenda, por nën presionin e jashtëm. Lidhjet organike tanimë me NATO-n imponojnë sjellje të reja, imponojnë një kontakt më të ngushtë e monitorim më të afërt të qeverisë. Këto padyshim do ndikojnë që jeta politike të pastrohet në njëfarë mënyre dhe Shqipëria të arrijë ato standarde që kërkohen nga një vend anëtar i NATO-s. Do të ketë përfitime të tjera në aspektin e promovimit të proceseve ekonomike, në fushën e sigurisë kombëtare, në drejtësi e në fusha të tjera të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto janë elementë të progresit, pasi do kemi një produkt të tillë si rezultat i këtij angazhimi të ri dhe serioz që do të ketë Shqipëria në raport me NATO-n. Do të kemi një imazh tjetër, pasi një Shqipëri në NATO do t‘i darovitë dyshimet që kanë investitorët e huaj, turistët për të ardhur në Shqipëri. Pra, nuk do të ketë më një imazh të vendit në vitin 1997 apo imazh të Gërdecit. Natyrisht Shqipëria, anëtare e NATO-s, do të ofrojë më shumë siguri, presupozohet të ketë një rritje të nivelit të investimeve të huaja dhe turizmit. Do duhet që deri në samitin e ardhshëm të Strasburgut të evitohen çmenduri të tilla si ajo e Gërdecit. Qeveria, cilado qoftë ajo, duhet të tregohet e kujdesshme, sepse gjëra të tilla nuk do të falen në të ardhmen. Duhet të angazhohet seriozisht në problemet që lidhen me ruajtjen e armatimit dhe të mos kalohet në zhbërjen e armatimeve që ka vendi për qëllime përfitimi, aq më keq përfitimi të pushtetarëve, siç ndodhi në rastin e Gërdecit.
Një nga çështjet që do të kushtëzojë anëtarësimin e plotë duket të jetë reforma zgjedhore. Komisioni i Ligjeve do të diskutojë të hënën paketën e depozituar nga Partia Socialiste. Si e vlerësoni këtë dokument?
Ne e konsiderojmë një paketë ilegale. Në kuptimin që është një produkt që lidershipi i PS-së ka realizuar me PD-në jashtë institucioneve, duke injoruar Parlamentin dhe Komisionin për Reformën Zgjedhore. Është gjithashtu një tentativë për të vënë para faktit të kryer me arrogancë Parlamentin. Ne kemi protestuar, ashtu sikurse shumica dërrmuese e partive parlamentare, për këtë lojë të radhës midis dy partive të ashtuquajtura të mëdha. Lojërat e tyre deri më tani kanë përfunduar në tragjedi elektorale për Shqipërinë. Ne parashikojmë se edhe kësaj radhe do përfundojmë në një të tillë, nëse ato do të realizojnë skemën që kanë programuar. Ne në mënyrë absolute jemi që të ndiqet rruga institucionale. Kjo paketë, për të cilën nuk jemi pyetur, është gjithashtu në kundërshtim edhe me rekomandimet e ndërkombëtarëve. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri tha para pak kohësh se procesi i reformës zgjedhore duhet të realizohet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Ne jemi deklaruar kundër kësaj pakete dhe do e mbështesim këtë qëndrim. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me forcat e tjera politike dhe kemi rënë në një konsensus për një pjesë të rëndësishme të parimeve kryesore të reformës. Ashtu sikurse do të marrim bashkërisht edhe veprimet në varësi të situatës. Do përpiqemi që të mos lejojmë që të ndodhë ky puç që dy partitë kryesore kanë planifikuar. Shohim së fundi edhe një prononcim të bashkëkryetarit socialist, i cili anashkalon Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ai bën thirrje që paketa e propozimeve të kalojë direkt në seancë, ndërsa thotë se Komisioni i Reformës mund të mblidhet për t‘u marrë vetëm me detajet. Ky komision duket të ketë dështuar në mënyrë të qëllimshme dhe me vullnetin e dy bashkëkryetarëve, pasi ka konsumuar tri mandate rresht. Pakti mes dy partive, PS e PD, është realizuar jashtë tryezës së komisionit, në korridoret e Kuvendit dhe jashtë transparencës së duhur.
LSI-ja dhe partitë e tjera thonë se ka pakt të fshehtë për reformën zgjedhore mes Ramës dhe Berishës. A ka prova konkrete për këtë pretendim?
Prova është fakti se kur parashtron Partia Socialiste propozimet e saj për reformën zgjedhore, Kryeministri Berisha nuk ulëret si zakonisht. Gjithashtu, kur flet zoti Islami, duartroket zoti Beja. Edhe nga eksponentë të Partisë Socialiste është pranuar publikisht se ka një konsensus mes dy forcave për realizimin e reformës. Kjo duket edhe te nxitimi i Kryetares së Kuvendit për të kaluar sa më shpejt në rendin e ditës propozimin e Partisë Socialiste për reformën zgjedhore.
Prova e parë e koalicionit të majtë ishin zgjedhjet lokale në të cilat doli fitues. Çfarë ndodhi me dyshen Rama-Meta dhe pse kemi mbërritur në këtë pozicion?
Ashtu siç ju thoni, koalicioni, i cili u fut në zgjedhjet e 18 shkurtit, rezultoi i suksesshëm. Grupimi politik fitoi zgjedhje të cilat ishin konsideruar shumë të vështira, ato për pushtetin lokal. Problemi nuk qëndron te Lëvizja Socialiste për Integrim, por te lidershipi i Partisë Socialiste. Ata nuk treguan vullnet për të zbatuar marrëveshjen e nënshkruar mes partive të koalicionit. Tryeza nuk u mblodh pas zgjedhjeve dhe diçka e tillë nuk funksionoi edhe në momente të tjera të rëndësishme si zgjedhja e Presidentit, apo reforma për sistemin zgjedhor. Ndërsa duket një tentativë e Partisë Socialiste për të zgjedhur një sistem që synon të tkurrë partitë aleate dhe konkretisht edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. PS-ja dhe PD-ja synojnë që përmes vendosjes së sistemit proporcional rajonal të krijojnë bipolaritetin, duke fshirë nga skena politike partitë e tjera, më të vogla. Në propozimet e tyre parashikohet edhe një element i dëmshëm, që ka të bëjë me kantonizimin e vendit njësoj si në Spanjë, kur në rastin tonë nuk është i përshtatshëm. Ashtu sikurse merret përsipër që votat e një partie, në një zonë të caktuar, të asgjësohen nëse nuk arrin të fitojë deputetin. Pra, mohohet vullneti i këtyre zgjedhësve, i përkthyer në votë dhe cilësohet i pavlefshëm. Kjo natyrisht që është e papranueshme për ne dhe nuk mund të tolerohet, pasi partitë penalizohen qoftë edhe për shumë pak vota.
Eksponentë të ndryshëm të Partisë Socialiste janë shprehur se sido që të futen në zgjedhje PS dhe LSI, koalicioni paszgjedhor është i pashmangshëm. Sa të vështirë e mendoni të ardhmen e bashkëpunimit mes Ramës dhe Metës?
Në një futje në mënyrë të veçantë, secila parti ka mundësinë të testohet përballë elektoratit për të ndërtuar më pas marrëveshjen e ndarjes së përgjegjësive politike në qeverisje. Koalicioni në një rast të tillë do të ishte i natyrshëm. Gjithsesi, nëse do të vazhdojë kjo klimë aktuale e luftës dhe tkurrjes së partive aleate nëpërmjet bashkëpunimit me të djathtën sa u takon momenteve të rëndësishme, siç është reforma zgjedhore, kjo do të vështirësohej. Në një bashkëpunim të mundshëm natyrisht do të duhej që ata që helmuan koalicionin e 18 shkurtit të mos kenë më vend. Nuk mundet që ata që projektuan idenë e reformës zgjedhore në kurriz të aleatëve dhe që prishën marrëveshjen mes koalicionit të flasin për bashkëpunimin pas zgjedhjeve. Nëse thamë se koalicioni i 18 shkurtit doli fitues, lind pyetja kujt i interesonte prishja e marrëveshjes dhe për çfarë arsyeje. Në këtë linjë, eksponentë të Partisë Socialiste nga njëra anë kanë ndërtuar një pakt të njëanshëm me Partinë Demokratike, duke dëmtuar partitë e tjera dhe, nga ana tjetër, shprehin gatishmëri për bashkëpunim paszgjedhor. Gjatë gjithë kësaj kohe, Lëvizja Socialiste për Integrim është përpjekur të ruajë urat e komunikimit me Partinë Socialiste. Kemi shpresuar në një reflektim të saj dhe rikthimin te dialogu me aleatët, duke filluar që nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Këtë sens pozitiv kemi treguar edhe në raport me nismat e fundit të Partisë Socialiste, edhe në ndonjë miting të ngjashëm me procesion pas tragjedisë së Gërdecit. Apo edhe në ndonjë miting tjetër hermafrodit, ku edhe protestohej, edhe festohej. Por përballë këtij qëndrimi që mbajmë, vjen sërish deklarata e fundit e përfaqësuesit për zgjedhjet në Partinë Socialiste, që ecën në linjën e mëpasshme. Në këto kushte ne jemi të përgatitur edhe për këtë sfidë, që ka të bëjë me reformën zgjedhore.