E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i LSI-së ngushëllon familjen Kapxhiu

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte dje në Poliçan, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Suzana Kapxhiut, gruas që humbi jetën një ditë më parë në mënyrë tragjike nga shpërthimi i një predhe në uzinën e municioneve në Poliçan.
Meta i shprehu ngushëllimet e tij familjes Kapxhiu për humbjen e familjares së tyre, Suzana Kapxhiu. Meta ka takuar nga afër pjesëtarët e familjes Kapxhiu dhe u ka shprehur atyre ngushëllimet për humbjen e madhe që pësuan. Për sa i përket aksidentit të ndodhur në uzinën e municioneve në Poliçan, Kryetari i LSI ka vënë theksin në masat e sigurisë që duhet të marrin autoritetet shtetërore aty, duke apeluar për forcimin e masave të sigurisë.
"Duhen forcuar masat e sigurisë", - është shprehur Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ndërsa ka shprehur keqardhjen e tij për pasojat e rënda të shpërthimit të ndodhur vetëm një ditë më parë në uzinën e municioneve në Poliçan.
Ky lajm është publikuar: 08/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›