E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Sirinë mund të funksionojë?

Autori i Lajmit: Redaksia

Damask - Këtë javë presidenti Obama emëroi Robert S. Fordin si ambasador të SHBA-së në Siri, duke dashur të përcjellë mesazhin se ai dëshiron ende të angazhohet në zgjidhjen e problemeve me armiqtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Ford do të ishte ambasadori i parë në Damask që prej vrasjes së kryeministrit libanez, Rafik Hariri, në vitin 2005). E ndërsa rekordit të deritanishëm të presidentit kundër Venezuelës, Koresë së Veriut, dhe Iranit ka nevojë që ti shqyrtohet edhe një herë “axhenda e angazhimit”, kësaj here gjërat mund të jenë ndryshe, sepse Siria nuk ka rrugë tjetër. Regjimi po kalon një sërë vështirësish ekonomike, me deficite buxhetore dhe mezi pret që tu japë fund sanksioneve të vendosura nga Uashingtoni (të cilat Damasku ka pranuar për herë të parë se janë shkatërrimtare). Dikur Siria ishte e fiksuar pas problemeve politike me Libanin dhe presidentit Bush. Sot loja bëhet më shumë se për gjithçka tjetër për ekonominë (duke përfshirë herën e fundit që SHBA u përpoq të ulej në tryezë me Sirinë). Diçka e tillë do të thotë se presidenti Bashar al-Assad mund të jetë gati më në fund për të shkelmuar topin. Goditja ndaj regjimit të Assadit ka nisur që në vitin 1979, kur Shtetet e Bashkuara e shtuan Sirinë në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin në mbështetje të grupeve terroriste palestineze, por gjërat u shtrënguan akoma më shumë kur në vitin 2003 Siria lejoi xhihadistët të luftonin ushtarët amerikanë që përpiqeshin të kalonin për në Irak. Përgjegjësia siriane dhe Dekreti i Vendosjes së Sovranitetit të Libanit (SAlSA) së bashku me një sërë urdhrash ekzekutivë, ndaluan të gjitha eksportet amerikane, përveç ushqimit dhe ilaçeve. Ai pengoi që transaksionet bankare me Bankën Siriane të Tregtisë të mos zhvilloheshin me dollarë. Së bashku dhe me një vendim të Ministrisë së Tregtisë, i cili i kufizonte akoma më shumë shkëmbimet tregtare me Uashingtonin, u bë më e vështirë të tregtojë me Iranin sesa me Sirinë. Për të mbrojtur krenarinë e tyre, zyrtarët e Damaskut pretendojnë se sanksionet nuk i dëmtuan dhe aq shumë ekonomikisht. Por provat dëshmojnë kudo krejt të kundërtën. Së pari, Sirisë i duhet ti jepte fund marrëveshjeve me valutën amerikane, duke përdorur euron, pasi kjo i lejonte të shmangte taksat nga marrëveshjet e naftës të përmbyllura kryesisht në dollarë. Një zyrtar i lartë amerikan, nënsekretari i shtetit, Uilliam Burns, ka zhvilluar bisedime me presidentin sirian, Bashar al-Assad dhe tha se SHBA ishte e interesuar të ndërtonte marrëdhënie më të mira me Damaskun. Ai tha se kishte pasur një bisedë të sinqertë me zotin Assad në të cilën ata nuk ishin dakord për disa çështje dhe kishin eksploruar rrugë në të cilat të dy vendet mund të bashkëpunonin. Takimi erdhi një ditë pasi presidenti Obama caktoi ambasadorin e ri në Siri, pesë vjet pasi ambasadori tjetër ishte larguar nga vendi. Republikanët amerikanë e kanë kritikuar emërimin e ambasadorit në Damask si një shpërblim që i bëhet armikut. "Me këtë emërim, politika jonë e jashtme rrezikon të dërgojë sërish mesazhin se është më mirë të jesh armik kokëfortë, sesa bashkëpunëtor dhe aleat besnik i Shteteve të Bashkuara",- tha Ileana Ros-Lehtinen, përfaqësuesja republikane në Komisionin për Politikën e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Analistët thonë se Uashingtoni zyrtar beson që strategjia e mëhershme e izolimit të Sirisë ka dështuar dhe se duhet rihapur dialogu si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për paqen në Lindjen e Mesme.

Ky lajm është publikuar: 19/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›