E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PS: Zgjedhje të parakohshme nëse nuk hapen kutitë

Autori i Lajmit: Redaksia
Lideri i opozitës ka ndaluar në qytetin e Elbasanit për të paraqitur përpara gazetarëve të këtij qyteti arsyet e bojkotit të Parlamentit dhe rrugën të cilën do ndjekë për ti dhënë zgjidhje krizës politike. Edhe nga Elbasani Rama ka deklaruar se protestat do të rinisin nëse nuk hapen kutitë e votimeve, ndërsa vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme sipas tij, nëse nuk gjendet zgjidhja për krizën politike. “Nëse nuk hapen kutitë e votimit, që është edhe kërkesa jonë legjitime, populli do të dalë përsëri në rrugë për të kërkuar të drejtën e votës. Protestat nuk do të ndalen më derisa vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, - deklaroi kreu i PS.

Ky lajm është publikuar: 17/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›