Topi dekreton emërime të reja në radhët e ushtrisë
Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar një sërë emërimesh dhe shkarkimesh nga detyra në radhët e ushtrisë. Kështu në bazë të dekreteve të miratuara dje prej tij në mbështetje të nenit 93 dhe 169, paragrafi 3 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi është emëruar Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes ndërsa Gjeneral Brigade Xhemal Hysen Gjunkshi është shkarkuar nga detyra si Komandant i Komandës Mbështetëse dhe është emëruar Komandant i Brigadës Logjistike. Gjeneral Brigade Dhori Vangjel Spirollari është liruar nga detyra e tij si zëvendëskomandant i Brigadës Ajrore dhe emëruar Komandant i Forcës Ajrore ndërsa Gjeneral Brigade Abaz Liman Lleshi është liruar nga detyra si Shef i Departamentit të Strategjisë e Historisë në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, dhe është emëruar Komandant i Brigadës së Mbështetjes Rajonale ndërsa Gjeneral Brigade Viktor Daut Berdo është emëruar Komandant i Forcës Tokësore. Ndërkohë Kundëradmirali, Kudret Eqerem Çela është liruar nga detyra si Komandant i Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe është emëruar Komandant i Forcës Detare.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2010