Lohan dhe Montobio i japin këshillat e fundit Topit
Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi dje takime me Kreun e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ambasadorin Helmut Lohan dhe me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse me cilësinë e vendit që ka Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Kreu i shtetit ka marrë këshilltat e fundit nga dy ambasadorët. Mësohet se Montobio dhe Lohan i kanë rekoanuduar topit të dëgjojë përsëri kërkesat e palëve dhe pas një studimi të detajuar të tyre të propozojë një zgjidhje e cila të mos kontestohet as nga Rama dhe as nga Berisha. Dy ditë më parë ambasadori spanjoll në Tiranë, Manuel Montobio, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, i kërkon opozitës të zërë vendet e saj në Parlament para afatit kushtetues, atë të 6 marsit. “Ka një afat kushtetues më 6 mars, për shkak të 6 muajve që duhen për të marrë vendin në Parlament nga deputetet, në këtë rast të opozitës. Ajo që ka thënë BE-ja në çdo kohë, ka qenë që vendi i të gjithë parlamentarëve është në Parlament”, - është shprehur Montobio.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2010