E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi udhëton sot drejt Kroacisë

Autori i Lajmit: Redaksia

Gjatë ditës së sotme Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të udhëtojë drejt Kroacisë në një vizitë zyrtare. Gjatë qëndrimin në Zagreb, Topi do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri kroat, Ivo Josipoviç dhe gjithashtu do të ketë takime bilaterale me homologë të tij nga rajoni, me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën Rajonale, Shtefan Fyle, si dhe me Nënsekretarin e Shtetit amerikan, Xhejkob Lju.

Ky lajm është publikuar: 17/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›