E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dekreton marrëveshjen për helikopeterët

Autori i Lajmit: Redaksia

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar dje ligjin për blerjen e 5 helikopeterëve nga shoqëria “Eurocopeter”. Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës, dekretoj shpalljen e ligjit nr. 10 222, datë 04.02.2010 “Për miratimin e kontratës së lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Eurocopter” për furnizimin me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh””, - thuhet në vendinm e Topit. Në bazë të këtij ligji kontrata mes Qeverisë Shqiptare dhe “Eurocopter” ka një vlerë prej 78.6 milionë euro. Qeveria ka shlyer tashmë kestin e parë prej 6.2 milionë eurosh ndaj kompanisë. Ndërkohë sipas kontratës, kësti i dytë duhet shlyer brenda muajit prill 2010. Te interesuarit për të furnizuar Shqipërinë me helikopterë ishin italianet e "Agustas", kompania amerikane "Sikorski" dhe francezët e "Eurokopter". Po dje Topi ka dekretuar dhe ligjin për “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 7651, datë 21.12.1992 “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar. Në bazë të këtij ligji shtohet në listën e festave zyrtare dhe 8 dhjetori, Dita e Rinisë. Ndërkohë që saktësohet dhe mënyra e caktimit të ditëve të pushimit të festave zyrtare e cila detajohet më tej në Kodin e Punës.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›