E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: “Kushtetuta nuk pengon kutitë”

Autori i Lajmit: Redaksia

Partia Socialiste i kërkoi Kryeministrit të heqë dorë nga manipulimet dhe justifikimet e kota për moshapjen e kutive, pasi sipas tyre, kërkesa e opozitës nuk ka asnjë lidhje me vendimin e gjykatës. Parlamenti është institucioni i vetëm me atributin kushtetues për të shqyrtuar zbatimin korrekt të legjislacionit, evidentimin e parregullsive, identifikimin e përgjegjësive administrative dhe institucionale, si dhe ndërmarrjen e iniciativave ligjore për parandalimin e përsëritjes së zgjedhjeve të manipuluara në të ardhmen. “Pushteti i opozitës për të hetuar nëpërmjet komisionit parlamentar është institucionalizuar si kompetencë kushtetuese. Pavarësia dhe liria e hetimit përtej çdo kufizimi të imponuar nga vullneti i shumicës parlamentare, janë parime kushtetuese të afirmuara pikërisht për ti garantuar opozitës hetim të plotë e të pakushtëzuar. Përcaktimi i objektit të hetimit është një e drejtë që disponohet nga opozita, duke kufizuar thellësisht kompetencën e shumicës për të ndryshuar këtë objekt pa pëlqimin e saj”, - renditi Tahiri. Ai shton se arsyeja e pestë e kësaj kërkese është se komisioni hetimor nuk ka për qëllim e objekt, të rishqyrtojë vendimin e Kolegjit Zgjedhor. “Kufizimi i mjeteve dhe instrumenteve hetimore, përzgjedhja e tyre me diktatin e mazhorancës, ndalimi i disave përbën shkelje të Kushtetutës, parimeve të shtetit të së drejtës, ndarjes dhe balancimit të pushteteve, funksionit kontrollues të Parlamentit, si dhe cenon në thelb demokracinë parlamentare në vend”, - pohon Tahiri si arsyen e shtatë.

Ky lajm është publikuar: 17/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›