E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i SHISH me mandat 5 vjeçar

 ADI SHKEMBIQeveria miraton ndryshimet në ligjin për SHISH, duke i vendosur mandat kreut të këtij institucioni. Konkretisht drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror do të ketë mandat 5 vjeçar me të drejtë riemërimi edhe për një herë tjetër, ndërkohë që procedura e zgjedhjes do të jetë si më parë, me propozim të kryeministrit dhe emërim të Presidentit. Por në ligjin e vitit 1998 është shtuar një nen tjetër, i cili parashikon që kandidati për drejtor të SHISH-it, para se të propozohet nga kryeministri, të kalojnë përmes një seance dëgjimore në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Parlament. “Me propozimin e Kryeministrit, Presidenti i Republikës emëron dhe shkarkon drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Për kandidaturën e propozuar, Kryeministri merr mendimin e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare. Drejtori qëndron në detyrë për një mandat 5 - vjeçar, me të drejtë riemërimi vetëm një herë”, thuhet në paragrafin e parë të nenit 5/1 të shtuar në ndryshimet e miratuara dje. E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për nëndrejtorin. “Me propozimin e Kryeministrit, Presidenti i Republikës emëron zëvendësdrejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Për kandidaturën e propozuar, Kryeministri merr mendimin e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare”. Gjithashtu në objektin e punës së këtij institucioni, është shtuar një detyrë e re, që ka bëjë me luftën kundër korrupsionit në administratë. “Shërbimi Informativ i Shtetit ka për detyrë: të mbledhë informacion për njohjen, zbulimin, parandalimin e krimit të organizuar, të kontrabandës, pastrimit të parave, si dhe për korrupsionin e personave që ushtrojnë funksione publike; të mbledhë, me miratimin e Kryeministrit, informacion për shërbimet e inteligjencës së shteteve të tjera”, thuhet më tej në pr.ligjin që pritet të kalojë për votim në Kuvend. Në të njëjtën kohë është përcaktuar që nëndrejtori i SHISH të zëvendësojë eprorin e tij deri në tre muaj nëse ai ndodhet për vizita jashtë shtetit, apo për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. ndryshimet ne ligjin e shishNeni 3 ishteShërbimi Informativ Kombëtar ka këto detyra kryesore:- Mbledh informacion nga jashtë në funksion të sigurimit kombëtar.- Kryen veprimtari kundërzbulimi për ruajtjen e integritetit, të pavarësisë e të rendit kushtetues.- Mbledh informacion për terrorizmin, për prodhimin dhe trafikun e narkotikëve, për prodhimin e armëve të dëmtimit në masë, për krimet kundër mjedisit.- Mbledh informacion për krimin e organizuar, që cenon sigurinë kombëtare.- Mbron sigurinë e veprimtarisë së vet, të informacionit, të punonjësve dhe të pasurisë me mjete të përshtatshme, duke përfshirë verifikimin e kualifikimin e kandidatëve, të të punësuarve e të kontraktuesve.- Kryen veprimtari mbështetëse tekniko-administrative, sipas nevojave për realizimin e funksioneve të mësipërme.Për realizimin e detyrave të mësipërme Shërbimi Informativ Kombëtar ruan raporte të drejta ndërmjet nevojës së sigurimit të informacionit të domosdoshëm dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.Ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së këtij organi.Neni 3 bëhetShërbimi Informativ i Shtetit ka për detyrë:a)     Të mbrojë sigurinë kombëtare, në veçanti, mbrojtjen kundër kërcënimeve nga spiunazhi, terrorizmi dhe sabotazhi, si dhe nga veprimet që synojnë përmbysjen e sistemit të demokracisë parlamentare;b)     Të mbledhë informacion për prodhimin, trafikimin e armëve e të lëndëve narkotike, trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe për krimet kundër mjedisit;c)     Të mbledhë informacion për njohjen, zbulimin, parandalimin e krimit të organizuar, të kontrabandës, pastrimit të parave, si dhe për korrupsionin e personave që ushtrojnë funksione publike;ç) Të mbështesë veprimtarinë e forcave policore dhe të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, për parandalimin e krimeve të rënda;d)     Të mbledhë, me miratimin e Kryeministrit, informacion për shërbimet e inteligjencës së shteteve të tjera,;dh) Të mbrojë sigurinë e veprimtarisë së vet, të informacionit, të punonjësve dhe të pasurisë, me mjete të përshtatshme, përfshirë verifikimin dhe kualifikimin e kandidatëve, të të punësuarve e të kontraktuesve;e)     Të certifikojë personat, sipas përcaktimeve ligjore;ë) Të kryejë veprimtari mbështetëse tekniko - administrative, sipas nevojave, për realizimin e funksioneve të mësipërme.Shërbimi Informativ i Shtetit, për realizimin e funksioneve të mësipërme, ruan raporte të drejta, ndërmjet nevojës së sigurimit të informacionit të domosdoshëm dhe respektimit të të drejtave e lirive themelore të njeriut.Ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së Shërbimit Informativ të Shtetit.Neni 5 ishteShërbimi Informativ Kombëtar drejtohet nga Drejtori, i cili përgjigjet për veprimtarinë e tij.Drejtori e zëvendësdrejtori i tij emërohen e shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Drejtorit të Këshillit të Ministrave. Punonjësit e tjerë emërohen e shkarkohen nga Drejtori i SHIK-ut.Drejtori i SHIK-ut ka këto detyra:- Informon dhe raporton te Presidenti i Republikës dhe te Drejtori i Këshillit të Ministrave për probleme që lidhen me sigurimin kombëtar.- Përgjigjet për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e informacionit, i cili duhet të jetë objektiv dhe i pavarur nga konsideratat politike.- Mbron metodat dhe burimet e informacionit nga ndërhyrjet e paautorizuara.- Statusi i tij, për efekte trajtimi ekonomik, njësohet me atë të një ministri, ndërsa ai i zëvendësdrejtorit të SHIK-ut me atë të një zëvendësministri.Neni 5 bëhetShërbimi Informativ i Shtetit drejtohet nga drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili është përgjegjës për:a)     operacionet e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe kontrollin e tyre;b)     efikasitetin e Shërbimit Informativ të Shtetit;c)     sigurimin e çdo informacioni, në përputhje me qëllimin dhe funksionet e Shërbimit Informativ të Shtetit;ç)  garantimin se Shërbimi Informativ i Shtetit nuk ndërmerr veprime në interes të ndonjë partie politike;d)     garantimin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara me palët e treta;e)     informimin dhe raportimin te Presidenti i Republikës dhe te Kryeministri për probleme, që lidhen me sigurinë kombëtare.Drejtori i SHISH-it i paraqet Kryeministrit një raport vjetor për punën e Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe i raporton atij, në çdo kohë, dhe për çdo çështje, që lidhet me veprimtarinë e tij.Sipas përcaktimeve të Kryeministrit, drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit raporton edhe në Këshillin e Ministrave.”.Shtohet neni 5/11. Me propozimin e Kryeministrit, Presidenti i Republikës emëron dhe shkarkon drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Për kandidaturën e propozuar, Kryeministri merr mendimin e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare.Drejtori qëndron në detyrë për një mandat 5 - vjeçar, me të drejtë riemërimi vetëm një herë. 2. Me propozimin e Kryeministrit, Presidenti i Republikës emëron zëvendësdrejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Për kandidaturën e propozuar, Kryeministri merr mendimin e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare.3. Zëvendësdrejtori është në varësi të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe kryen detyrat e ngarkuara prej tij. Ai e zëvendëson drejtorin, në rastet kur ky i fundit ndodhet jashtë vendit ose kur mungon në detyrë për arsye shëndetësore, për një periudhë jo më shumë se tre muaj.4. Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, për efekt të trajtimit financiar, ka status të njëjtë me ministrin, ndërsa zëvendësdrejtori ka status të njëjtë me zëvendësministrin.Paragrafi i tretë i nenit 9 ishteShërbimi Informativ Kombëtar në funksion të realizimit të detyrave të tij mund të bashkëpunojë me shërbimet informative të vendeve të tjera.Paragrafi i tretë i nenit 9 bëhetShërbimi Informativ i Shtetit, në funksion të realizimit të detyrave të tij, mund të bashkëpunojë, me miratimin e Kryeministrit, me shërbime informative të vendeve të huaja.Berisha“Përgjimet, jo në favor të partive” Kryeministri Berisha vlerësoi dje ndryshimet në ligjin për SHISH si një praktikë e re pas anëtarësimit të vendit në NATO. “Këto ndryshime synojnë të përshtatin objektivat e punës së shërbimit me kërkesat e kohës, me kërkesat e mëdha që shtrohen para vendit pas anëtarësimit në NATO, por edhe në procesin e integrimit të tij në Bashkimin Evropian. Në objektin e punës, qartësohet më mirë, detyra e shërbimit për të ndihmuar ndonëse ndihmon, agjencitë e zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar, shtohet një objektiv i ri, lufta kundër korrupsionit të personit publik”, tha kryeministri. Sipas tij Shërbimi, përmes një ndryshimi të ri, s’mund të punojë në favor të partive politike. “Një ndryshim tjetër, në ligj përcaktohet qartë se shërbimi nuk mund të ushtrojë asnjë veprim në favor të një partie politike. Pra ligji dhe kushtetuta janë, por ndërkohë përcaktohet edhe një ligj, nuk mund të ushtrojë veprimtarinë në favor të një partie politike”.Klosi: Berisha po merr kreun e SHISHIsh kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i shikon ndryshimet në ligjin për këtë institucion si tentativën e kryeministrit Berisha për ta vënë atë nën kontroll. Në një intervistë për “Ora News”, Klosi thotë se me vendosjen e mandatit të kreut të SHIK-ut, kryeministri merr në dorë drejtimin e tij. “Kur të vijë afati ai (drejtori i SHISH) hiqet automatikisht dhe atë që vihet do ta propozojë kryeministri. Presidenti mund të mos pranojë të parin, as të dytin, të tretin do detyrohet ta pranojë se s’ka ç’bën. Problemi është që edhe këtë institucion e mori në dorë kryeministri”, tha Klosi. është normale kufizimi i mandatit të kreut të SHIK?Unë nuk them dot që nuk është normale. Një kryeministër mund të propozojë projektligje sa të dojë. Këtu mund të keni pasur edhe pak faj ju, se në hartimin e një projektligji s’mund të ketë institucion pa kufizim mandati...E keni gabim. Të gjitha institucionet që janë delikate, si Shërbimi apo Prokuroria është gabim të vihet mandate. Ata që përfitojnë nga puna e tyre shohin që nëse nuk punojnë i heqin, ka procedura normale për t’i hequr, pse duhet të presin mandatin. Në ligjin organik nuk është i përcaktuar mandati për drejtorin e SHIK. është përcaktuar që ai emërohet dhe shkarkohet me propozim të Kryeministrit me dekret të Presidentit. Si është praktika botërore?Praktika botërore është nga të shumëllojshmet. Në përgjithësi nuk ka mandat. Shërbimet janë shumë të ndryshme. Shumë Shërbime të jashtme janë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, megjithëse ka kaluar shumë kohë nga rënia e Murit të Berlinit. Shumë Shërbime të Brendshme, pasi ato janë të ndarë, janë në varësi të Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë që ka vende afër nesh, si Greqia, që ka shërbim më vete dhe shërbimet janë pjesë e ekzekutivit, punojnë për kryeministrin. Te ne Shërbimi ka për detyrë të informojë dhe raportojë dhe te Presidenti, që dhe ai të jetë i informuar. Me ligj detyra e Shërbimit është të informojë dhe raportojë te Kryeministri dhe Presidenti për problemet që lidhen me sigurinë kombëtare dhe këtu fillon dhe mbaron gjithë detyra e Shërbimit. Duke qenë pjesë e ekzekutivit dhe që varet nga Kryeministri, prioritet e punës së tij i merr nga Kryeministri. është Kryeministri që vlerëson punën e kryetarit të Shërbimit. Nëse ai kryetar i Shërbimit nuk i pëlqen do ta heqë. Problemi është që kryetari i Shërbimit varet edhe nga Presidenti. Unë këtu më shumë e shoh problem të marrëdhënieve mes dy njerëzve sesa problem i Shërbimit. Kryeministri aktual pa ardhur donte ta shkrinte. Në planet e tij ai ishte shërbim i panevojshëm, ose po të shkonte pjesë e Ministrisë së Brendshme. Mesa duket tani do që të marrë drejtimin e tij, dhe drejtimin e tij nuk e merr pa pasur miratimin e Presidentit. Kështu që këtë lëvizje e shoh në këtë kuadër. Pse? Në qoftë se gjërat do ishin kaq të qarta, le të themi që drejtori aktual i shërbimit nuk është në lartësinë e detyrës, Kryeministri ka të gjitha të drejtat të argumentojë te Presidenti që ky drejtor duhet hequr. është mesë normale. Pse duhen vënë afate? është një vartës direkt i kryeministrit që me një firmë të Kryeministrit, natyrisht me miratimin e Presidentit ai hiqet brenda ditës, siç u hoqa unë. Mund tu rikthehemi prapë atyre situatave...Tjetër gjë ajo. Kjo tregon një gjë të ngatërruar në këtë shtet. Kur detyrohemi t’i vëmë një mandat një personazhi që se ka këtë mandat, duhet parë pse. Ai nuk e ka të tijën, në kuptimin që nuk varet fare vetëm prej tij. Po të dojë Presidenti deri në fund të mandatit të tij nuk e heq. Unë kisha mbështetjen e Presidentit dhe e ndjeja vete vërtetë të sigurt porsa kohë ishte ai President dhe prandaj kam guxuar të përplasem me kryeministrat. Do një mbrojtje kryetari i Shërbimit dhe Kushtetuta ka parashikuar Presidentin si mbrojtje. Me këtë që bëhet nuk e ka më atë mbrojtje. Kur të vijë afati është kryeministri, ai hiqet automatikisht dhe atë që vihet do ta propozojë Kryeministri. Presidenti mund të mos pranojë të parin, as të dytin, të tretin do detyrohet ta pranojë se s’ka ç’bën. Problemi është që edhe këtë institucion e mori në dorë kryeministri. PS, Ligori: Berisha do të verë nën kontroll SHISH si në ‘97Partia Socialiste e konsideroi vënie nën kontroll të Shërbimit Informativ Shtetëror vendimin e djeshëm të Qeverisë, për ta reformuar këtë institucion. Deputetja socialiste, juristja Shega Ligori e cilësoi vendimin e Qeverisë kërcënim ndaj institucioneve të pavarura. “Sot Sali Berisha vijoi me kërcënimin e radhës ndaj një tjetër institucioni të rëndësishëm kushtetues. Sot kryeministri i votave të vjedhura na e bëri të qartë se kërkon të deformojë e të vërë nën kontroll edhe Shërbimin Informativ Kombëtar, duke e maskuar këtë përpjekje pas gjoja nevojës për ndryshime e reforma”, u shpreh Ligori. Duke sjellë në vëmendje periudhën e parë të qeverisjes së Partisë Demokratike, kur ka pasur mjaft akuza për përdorim politik të SHIK-ut, deputetja socialiste tha se PS do ta kundërshtojë këtë vendim. “Fatmirësisht sot të gjithë shqiptarët e mbajnë ende mend SHIK-un e kontrolluar nga Sali Berisha dhe janë të vetëdijshëm se ç’pasoja do të ketë një zhvillim i tillë për demokracinë e brishtë shqiptare. Pikërisht për këto arsye, Partia Socialiste nuk mund të lejojë që një institucion kaq i rëndësishëm të shndërrohet në një vegël të Qeverisë, prandaj do ta kundërshtojë me forcë këtë përpjekje të fundit të Kryeministrit, e cila përbën një arsye më shumë për të kërkuar largimin e Sali Berishës”, u shpreh Ligori. SHISH është institucioni që vazhdimisht ka qenë në qendër të kritikave të opozitës në historinë pluraliste shqiptare. SHISH është akuzuar vazhdimisht se është përdorur nga partia në pushtet. Gjatë kohës së Gazidedes, ky institucion u akuzua se ka mbajtur qëndrim armiqësor nga opozitës së atëhershme, me survejime të paligjshme. Ndërsa në kohën e Fatos Klosit, ky institucion u akuzua se organizoi vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari. Kryeministri Berisha prezantoi dje në mbledhjen e Qeverisë ndryshimet në ligjin për Shërbimin Informativ të Shtetit ose i njohur më parë si SHIK. Ndryshimi, sipas kreut ekzekutiv, synon të vendosë shërbimin informativ në ndihmë të agjencive që merren me luftën ndaj krimit të organizuar ndërsa i vendoset tashmë një mandat 5-vjeçar me të drejtë riemërimi vetëm një herë Drejtorit të Përgjithshëm të SHISH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›