E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama nga Lezha: Duhet te mundim analfabetizmin

Në kuadër të turit “Rrugët e Ideve për të Ardhmen”, Edi Rama ka qëndruar në Lezhë . Gjate vizites ne kete qytet, Rama vuri ne dukje se dhe analfabetizmi po mundin fëmijët në veri të vendit 

LEZHE-Kryesocialisti Edi Rama është ndalur në Lezhë ku ka lëshuar sinjalin se varfëria dhe analfabetizmi po mund fëmijët në veri të vendit. Në kuadër të turit “Rrugët e Ideve për të Ardhmen”, Edi Rama ka qëndruar në Lezhë ku është takuar më arsimtarët e këtij qyteti. Rama u shprehu arsimtarëve se duhet mundur analfabetizmin dhe varfëria përmes politikave te reja ne arsim.
“Këtu, në zonën ku nis dhe shtrihet veriu i vendit, problemet janë më të prekshme dhe më të frikshme. Këtu del lakuriq varfëria migjeniane; ku fëmijët e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë për shkak të varfërisë; ku fëmijët e kanë të pamundur që të marrin mësimin normal në mjedise që dikur kanë qënë shkolla dhe sot nuk mund të quhen më të tilla;ku fëmijët janë të kërcënuar nga ana e analfabetizmit”, bëri të ditur Rama gjatë takimit.

Duke vënë alarmin se analfabetizmi sot jo vetëm është shfaqur, por po përparon me shpejtësi, Rama beri thirrje qe kjo dukuri te mundet perfundimisht. Kreu i Socialisteve nënvizoi se në rast së socialistëve do tu jepej mundësia të qeverisnin, gjithçka do ta nisnin nga arsimi. “Jam absolutisht i bindur, se gjithçka në Shqipëri dhe Shqipërinë e së nesërmes, do të fillojë nga arsimi. Arsimi do të bëhet prioriteti, jo thjesht i partisë Socialiste, por për të gjithë ata qytetarë që do bëhen përditë e më të vetëdijshëm”, tha Rama duke shtuar se “vetëm në rast se jemi të gjithë të vendosur, për të mos lejuar që analfabetizmi dhe varfëria të bëhen një mur i pakapërcyeshëm mes fëmijëve tanë dhe të ardhmes së tyre.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›