E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria, 12 vite burg Gjeloshit, shokut të Zanit

27/04/2005  Akuzohet për tentativë vrasje, seancën e radhës vendos gjykata

TIRANE – Prokuroria ka kërkuar dje në Gjykatën e Tiranës dënimin e të pandehurit Filip Gjeloshi me 12 vite heqje lirie. I pandehuri Gjeloshi, ish i dënuar më parë për disa krime të rënda, u arrestua nga forcat e antiterrorit në Allias, Tiranë, më datë 27 gusht 2004. Akuza për të cilën ishte shpallur në kërkim dhe më pas u vu në pranga shoku i ngushtë i Myrteza Çaushit, është ajo e tentativës për vrasje të komshiut të tij, Shpëtim Beqiri. Midis Gjeloshit dhe Zanit miqësia u lidh në kohën e vuajtjes së dënimit. Madje, gjatë kohës kur Filip Gjeloshi ishte duke vuajtur dënimin në Burgun 302, u plagos me thikë nga shoku i ngushtë i Gazmend Brakës, Eduard Ymeri. Më pas këtë vepër e mori përsipër në gjykatë vetë Gaxhai, duke mos dashur të implikojë bashkëvuajtësin e tij. Zani u arrestua nga forcat speciale më 30 shtator 1997, pas trazirave të marsit të atij viti. Gjeloshi, 31-vjeçari nga Lekbibaj i Tropojës, ka banuar prej vitesh në Tiranë. Edhe pas arrestimit të tij, forcat e antiterrorit e kanë pyetur për një atentat që mund t'i bëhej prokurorit Etjen Kapo, i cili është marrë me hetimet. Sipas akuzës që u lexua dje para gjyqtarit Altin Abdiu, Gjeloshi është hetuar dhe më pas është dërguar për gjykim, pasi ka tentuar të vrasë në vitin 2003 fqinjin e tij, Shpëtim Beqiraj, pranë godinës së Medresesë në Tiranë. Ka qenë i pranishëm në disa seanca gjyqësore, por nuk e ka pranuar akuzën. Gjeloshi u arrestua pas një operacioni të kryer nga forcat e policisë, të cilat kishin marrë informacion në rrugë operative. Ka qenë i dënuar më parë për një vrasje të kryer në vitin 1997 në fshatin e tij të lindjes, Lekbibaj. Doli nga burgu me trazirat e vitit 1997 dhe më pas u vetëdorëzua për të fituar lehtësira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›