Oficeri i policisë dëshmon kundër Gaxhait e Zanit

27/04/2005 Dëshmia për sulmin ndaj komisariatit dhe vrasjen e policit Viron Rrapaj
Një zyrtar i policisë kriminale ka rikthyer procesin e vakët ndaj Gaxhait, duke qenë ndër të rrallët dëshmitarë që flet për krimet e dy bandave rivale të Vlorës në ‘97-ën në Vlorë. Dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Xhevair Kafeliu, ish-ekspert i policisë kriminalistike, ka sjellë të vërtetën e sulmit ndaj komisariatit ku mbeti i vrarë polici Viron Rrapaj.
Dëshmia
Në seancën e ditës së djeshme, eksperti i Policisë Kriminale, Xhevair Kefaliu, i cili gjatë vitit 1997 ka drejtuar këtë sektor në Komisariatin e Policisë së Vlorës, tha se kishte qenë dëshmitar okular në një prej ngjarjeve të atëhershme në rajonin jugor bregdetar. Kafeliu tregoi ato që ai dinte dhe kishte parë mbi sulmin kundër Komisariatit të Policisë së Vlorës, më 11 maj të vitit 1997 dhe vrasjen e policit Viron Rrapaj. Sipas tij, Komisariati i Vlorës u sulmua në atë kohë nga grupi kriminal që drejtohej nga Gazmend Braka, i ashtuquajturi "Gaxhai", si dhe banda tjetër e Myrteza Çaushit, i njohur si Zani i Vlorës. Eksperti ka pohuar para gjykatës se gjatë ngjarjes, ishte në një lokal pranë Komisariatit të Policisë dhe pa se një numër i madh makinash me njerëz me maska, të pajisur dhe me armatim të rëndë, kanë sulmuar portën kryesore dhe dyert e tjera. Gjithashtu, ai ka pohuar se kishte dijeni dhe për ngjarjen, ku mbeti i vrarë polici Viron Rrapaj. Gazmend Braka po gjykohet në një tjetër proces gjyqësor, ndërkohë që është duke vuajtur një dënim me burgim të përjetshëm për disa vrasje, që është akuzuar nga Prokuroria.
Procesi
Në gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Braka akuzohet për krijim bande të armatosur, sulmim me armë të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe vrasjes së policit Viron Rrapaj. Seancën e shkuar ka qenë Gaxhai që ka kërkuar nga Prokuroria dhe Gjykata që të vijnë dëshmitarë nga Vlora e të flasin për ato që ai akuzohet. Hetimi për Gaxhain nisi më 30 gusht 1997. Në datën 28 gusht 1998, ndryshohet masa e sigurimit për një pjesë të madhe të anëtarëve të bandës, ndërsa Edmond Leskaj, nuk u kap asnjëherë dhe masa e arrestit për të nuk është shuar. Ai ndodhet jashtë vendit, ndërkohë në dosje figuron me masën e sigurisë burg pa afat. Është quajtur njeriu më i rrezikshëm i grupit. Ka mbajtur pseudonimin (Mond fshatari). I rrezikshëm është quajtur edhe Sokol Sinomati me pseudonimin (Buzderri). Në datën 17 shkurt 2003, Gjykata e Lartë e dërgon dosjen në Vlorë për hetime të mëtejshme. Ky vendim ishte dhënë më parë nga Shkalla e Parë e gjykimit Tiranë. Ndërsa në datën 23 janar 2004, Prokuroria e Vlorës i nis aktet për kompetencë te Krimet e Rënda.
Vrasja e Rrapajt dhe historia e hakmarrjeve mes bandave të '97-ës
Rikthehet në skenë Gazmend Braka (Gaxhai). Janë shtatë vrasje për të cilat akuzohet se i ka kryer Gazmend Braka me bashkëpunëtorë të tij të bandës, ku nuk mungojnë grabitjet me armë, rrëmbimet e personave të shumtë. Krimet e Rënda kanë premtuar se ngjarjet do të provohen para gjykatës vetëm mbi bazën e deklarimeve që kanë bërë dëshmitarët në vitin e trazirave 1997. Prokuroria e ka të vështirë të gjejë dëshmitarët e kësaj çështjeje, pasi shumica prej tyre tashmë, ndodhen në listën e të vdekurve. Shfaqen në seancat e gjyqeve bandat e Zani Çaushit dhe Gaxhait, pasi vrasjet kanë histori të përbashkëta. Para gjykatës do të lexohen deklarimet e më shumë se 40 dëshmitarëve, që kanë parë vrasjet, rrëmbimet, vjedhjet. Gjithçka është kryer nga banda e Gaxhait, që në mars të 1997-ës e në vazhdim. Në mes të të vrarëve nga ky grup është edhe emri i policit, Viron Rrapaj, i cili në datën 10 maj '97, u qëllua për vdekje në oborrin e komisariatit nga Alfred Nebiu (Kakami), ndërsa bashkëpunëtorë të tij kanë qenë Edmond Leskaj dhe Gazmend Braka.
Bandat
Midis grupit të Zanit dhe Gaxhait nisi konflikti vetëm pas vrasjes së Bernard Muçës, i thirrur me pseudonimin (kuqo). Ky i fundit ishte pjesëtar i grupit të Gaxhait dhe u vra nga grupi i Zani Çaushit. Këtu filluan të ndaheshin zonat e influencës. Secili nga pjesëtarët e grupit duhet të ruante zonën, me qëllim që të mos prekej nga pjesëtarët e grupeve të tjera rivale. Vrasjet erdhën në seri. Në datën 20 mars 1997, anëtarët e kësaj bande vrasin Bashkim Dulen, në afërsi të shtëpisë së tij. Në datën 24 prill 1997, rrëmbejnë në shtëpinë e tij Sadik Kurtin, babain e Marsela Kurtit, të fejuarës së Edmond Leskaj. Konflikti filloi nga fundi i prillit '97. Në datën 9 maj rrëmbejnë Avdyl Bajramin, e çojnë në Kaninë, pasi e lidhin këmbë e duar me tela, e vrasin dhe më pas i vënë flakën. Këtë ngjarje e ka treguar vëllai i viktimës, Pëllumb Bajrami. Në datën 10 maj futen në komisariat për të marrë blindat. Paraqiten si pjesëtarët e bandës së Gaxhait dhe kërkojnë mjete për t'u mbrojtur nga banda e Zanit. Në këtë datë vritet Viron Rrapaj. Akuza saktëson se, kjo vrasje bëhet nga Alfred Nebiu, për një konflikt personal. Sipas Prokurorisë, Rrapaj vritet, pasi ka qenë i pranishëm kur është ekzekutuar djali i xhaxhait të Kakamit. Në 13 qershor 1997, Robert Boraku, i del përpara një makine. Rrëmbehet Dhimitraq Mishka. Pasi e torturojnë e vrasin dhe më pas i vënë flakën. Kështu kanë bërë pothuajse me të gjitha viktimat pjesëtarët e grupit. Më 20 qershor vritet në Cerkovinë, Zini Haruni. Më 8 gusht 1997 vritet në Skelë, Robert Myftari nga Sokol Sinomati. Në 17 gusht vritet Ilir Mara, në një bunker në fshatin Babicë. Ilir Mara ka qenë i pranishëm në vrasjen e djalit të xhaxhait të Alfred Nebiut. Pjesa më e madhe e të pandehurve të këtij grupi kanë vdekur. Ndërsa në sallën e gjyqit ndodhet vetëm Gaxhai, i dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje të kryera në vitin 2000.
Akuza sipas Prokurorisë
Krijim i bandave të armatosura, vrasje, vjedhje, rrëmbim personi, mbajtje të armëve luftarake. Këto vepra janë të përsëritura disa herë nga pjesëtarët e grupit të Gaxhait. Në mars të 1997-ës hapen depot e armëve në Vlorë. Rendi dhe qetësia nuk ekzistonte në këtë qytet. Pas depove hapen edhe dyert e burgjeve dhe elementë kriminalë dolën në rrugë. Në qytetin bregdetar u krijuan banda të veçanta, të cilat, fillimisht i vunë vetes detyrë të ruanin lagjet e qytetit nga politikanët dhe keqbërësit. U krijuan tri banda në Vlorë. Fillimisht, ndërmjet tyre nuk pati konflikte. Gazmend Braka ishte nga fshati Cergovinë e Vlorës. Bashkë me shokët, ai kthehet në fshat dhe krijon grupin. Dy ishin udhëheqësit e grupit, Kakami dhe Gaxhai. Në fshat, Gaxhai për të krijuar idenë se po mbronte qetësinë, u jepte para të varfërve dhe i ndihmonte në çdo problem. Për të gjitha konfliktet ka folur dëshmitari Milto Kordha si dhe mjeku Servet Braka, i cili u mor peng nga grupi i Gaxhait, pasi kishte mjekuar disa prej pjesëtarëve të grupit të Zanit.
Tuneli dhe tentativat e arratisjes nga burgu të “Gaxhait”
Më 4 shkurt të këtij viti, gardianët e Burgut 302 në Tiranë, zbuluan një galeri të nëndheshme që përfundonte në oborrin brenda ndërtesës. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, u zbulua se tuneli i nëndheshëm i arratisë fillonte në një dyqan lulesh përballë burgut. Nga hetimet Prokuroria e Tiranës konkludoi se, personi që kishte tentuar arratinë ishte Gazmend Braka, i ashtuquajturi “Gaxhai”. Ndërsa personat që kishin hapur galerinë ishin djali i xhaxhit të tij, Ilir Braka me të shoqen dhe vëllai i kësaj të fundit. Sipas Prokurorisë, këta dy të fundit kishin marrë prej gjashtë muaj me qira dyqanin përballë burgut, me anë të dokumenteve të falsifikuara ku ishin prezantuar si burë e grua. Ndërsa e kshin transformuar lokalin në dyqan lulesh, me qëllim justifikimin e dheut që nxirrnin nga tuneli. Ata kanë arritur të gërmojnë rreth 20 metra, duke u futur në oborrin e burgut. Por në këtë moment, tavanin e galerisë nga sipërfaqja e oborrit të burgut i kanë ndarë vetëm 70 centimetra dhe ka pësuar shembje, duke zbuluar gjithçka. Ilir Braka u arrestua nga policia, ndërsa arritën t’u shpëtonin prangave gruaja e tij, Silvana Braka dhe vëllai i kësaj të fundit, që dyshohet të jenë larguar në Greqi.
Ai ka tentuar të arratiset nga Burgu i Tepelenës. Në këtë qeli, Gaxhait dhe shokëve të tjerë të grupit iu gjet një arsenal i tërë armësh. Pas nuhatjes së policisë së burgut të Tepelenës, Gaxhai, për gjithë natën transferohet në Tiranë. Burgu 302 edhe pse i ndërtuar në mes të Tiranës, është quajtur më i sigurtë. Por nuk ka ndodhur kështu. Përsëri në këtë burg, Gaxhai i ndihmuar nga shokët dhe miqtë e vjetër, tentoi të arratisej. Më 6 gusht të vitit 2002, i ndihmuar edhe nga gjashtë të dënuar të tjerë, Gazmend Braka tentoi të arratisej.