E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu socialist takon vartësit vendorë, u kërkon të mbyllin gojën në Asamble

Drejtuesit lokalë të PS-së nuk i garantojnë mbështetjen Edvinit


Edi Rama, ka mbledhur dje në një takim krerët e degëve të partisë në rrethe, me shpresën për të siguruar mbështetjen e tyre në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS-ës. Duket se këtij qëllimi nuk ia ka arritur, ndërsa zyrtarisht, është bërë e ditur se qëllimi i takimit ka qenë një falënderim i Ramës për drejtuesit e PS-së në bazë për zgjedhjet e 28 qershorit.


Në takimin e djeshëm, kreu i PS–së së Lushnjes, Leonard Gogu, që ka kërkuar publikisht dorëheqjen e Ramës, e bojkotoi këtë mbledhje. Edhe kreu i Shkodrës, Edip Shiroka mësohet se pas takimit informal me kreun e PS-së i ka qëndruar strikt deklaratës së tij të pak ditëve më parë, për dorëheqjen e kreut të PS-së, Edi Rama, duke zbatuar statutin e kësaj partie. “Secili prej nesh duhet të zbatojë statutin. Ia bëra prezent këtë qëndrim timin, nëpërmjet mediave dhe të gjithë duhet të respektojmë statutin”, u shpreh Shiroka, pas takimit të djeshëm.


Në këtë mbledhje, ishin të pranishëm edhe anëtarë të kryesisë socialiste, Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa, Valentina Leskaj, Blendi Klosi apo Mimi Kodheli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›