E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetët demokratë- Ramës: Je i humbur në zgjedhjet e qershorit

Deputetët demokratë të Shkodrës, kanë akuzuar liderin socialist Edi Rama, duke u shprehur të bindur se humbja e tij është mëse e sigurt në zgjedhjet e 28 qershorit dhe e kanë cilësuar të kot përpjekjen e Ramës për të ndarë Shkodrën nga partia Demokratike. Në konferencën për zgjedhjen e kryetarit të FRPD-së, në Shkodër kanë marrë pjesë edhe deputetët e Shkodrës, të cilët në këtë takim i janë përgjigjur kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili ka qenë në këtë qytet para disa ditësh. Arenca Trashani duke u bërë thirrje të rinjve demokratë që deri në datën 28 qershor të gjithë të jenë të pajisur me karta identiteti, ka akuzuar Ramën, ku sipas saj karta e vetme që ka Edi Rama ka në dorë është mosbërja e kartave të identitetit. Por ne i themi Ramës, që je i humbur më 28 qershor, ka theksuar deputetja demokrate, duke shtuar se qytetarët shqiptarë e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe zgjedhja është, pajisja  me dokumentet më bashkëkohore dhe për të shkuar në zgjedhje, për ti realizuar ato, të lira dhe të ndershme. Ndërsa deputeti tjetër, Astrit Bushati pasi e ka quajtur të kotë përpjekjen e Ramës për të ndarë Shkodrën nga PD-ja, ka deklaruar se e gjithë demokracia shqiptare nuk ka kuptim pa rininë dhe unë do ta karakterizoja rininë në thelbin e ndryshimeve në Shqipëri. Në përfundim të kësaj konference është votuar edhe për kreun e ri të Forumit Rinor të PD-së, në Shkodër. Votat më të shumta i ka marrë Gjorgjeta Hila, e cila është renditur në krye të listës, duke u përzgjedhur në këtë mënyrë kryetarja e re e FRPD, dega Shkodër, post i cili deri më tani mbahej nga Bashkim Rroji, që ka marrë një detyrë tjetër. I gjithë takimi është përshkuar nga një situatë entuziaste për fitimin e zgjedhjeve të 28 qershorit në qytetin e madhe verior, dhe përpjekjeve të kota sipas tyre të forcave të majta, për të lëkundur besimin e qytetarëve shkodranë te PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›