Krijimi i LSI-së jo për të mbajtur në pushtet Berishën
Autori i Lajmit: Redaksia
Lëvizja Socialiste për Integrim u krijua për të larguar Berishën nga pushtetit dhe jo për ta mbajtur atë në pushtet. Kështu pohoi ish-deputeti i LSI-së, Ndre Legisi gjatë protestës së socialistëve në Korçë. “Ne jemi këtu për ti thënë Berishës Metës e kujtdo se Shqipëria nuk mund të integrohet e ndarë, pa socialistët nuk mund të ketë integrim. Jam ndjerë keq lidhur me qëndrimin e socialistëve ndaj ish mikut tonë Ilir Meta, i cili ka ardhur disa herë këtu me mua për të kërkuar ardhjen e socialistëve në pushtet dhe rrëzimin e gërdecarit Sali Berisha. Ne e krijuam LSI si një forcë të majtë për të larguar Berishën nga pushteti, nuk e krijuam për të mbajtur Berishën, trafiqet dhe korrupsionin e tij në pushtet. Kështu kemi mbajtur në pushtet Berishën e 96”, - tha ai. Legisi shtoi se meta po mban në pushtet Berishën e ;97, po mban Berishën e grushtit të shtetit të 98. “Nga ky shesh i bëj thirrje , të heqë dorë nga mëritë e tij, për inat të Edi Ramës po lë socialistët në opozitë, Sa nuk është vonë meta i ka të gjitha mundësitë të tërhiqet nga ky njeri i paudhë”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2009