“Revolta mënyra e vetme që Berisha të dëgjojë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Votën e shqiptarëve nuk mund ta mbajë peng një qeveri që nuk ka fituar zgjedhjet, smund të fshehë transparencën. Kështu pohoi kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela nga protesta e socialistëve në Korçës. “Më lejoni tju përshëndes në këtë miting domethënës, në qytetin tuaj të kulturuar. Është koha të mendohemi se në këtë shesh kështu si ne edhe 85 vjet më parë ka folur Noli, për demokracinë. Në këtë shesh kanë ardhur të gjithë demokratët e mëdhenj, që ka nxjerr ky vend. Kjo është arsyeja që sot jam më i emocionuar se në çdo takim tjetër kur është fjala për demokracinë. Kjo është revoltë, sepse revolta është gjuha me të cilën dëgjon ai, që nuk ka vesh për të dëgjuar”, - tha ai. Ngjela pohoi se opozitarët janë mbledhur dhe do vazhdojnë të mblidhen për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve. Sipas tij është e pamundur të qëndrojë në pushtet një qeveri që ka vrarë 26 njerëz të pafajshëm në një fabrikë. “Duhet të mblidhemi ta shporrim të keqen. Ne nuk na duhet një moment lutjeje. Ne nuk jemi në një moment faljeje, por jemi në një moment historik. Ai kërkon që me vota të vjedhura të konsolidojë një pushtet dhe ta kthejë në dinasti. Ky 20 nëntor do ti tregojë botës se jemi dinjitoz. Si mund te jetë dinjitoz shteti që ka vjedhur rrugën kryesore të vendit, me një kryeministër që gënjen për gjithçka. Kurrë mos ti shkojë mendja asnjë qeverie në botë se mund të mbrojë vjedhjen dhe të bëjë antitrasparencë me policë”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2009