Krijohet Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë
Dje është krijuar në Shqipëri Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë. Përfaqësuesi i kësaj partie, Arian Galdini, tha dje se partia që ai përfaqëson është e pozicionuar si parti e qendrës së djathtë, duke theksuar se programi i kësaj partie do të jetë punësimi, prona dhe ekonomia. Sipas tij, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë do të përpiqet të afrohet me qytetarët, pasi në shoqëri liria është e rrethuar nga rebelët imoralë. "Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë do të ndezë mundësinë e një gjeneratori të ri, që do e mbledh të mirën, për t'i dhënë fund gardhëzimit të lirisë shqiptare", u shpreh Galdini.