Krijohet dega e "Microsoft"-it për Shqipërinë
Krijohet në Tiranë, dega e "Microsoft"-it për Shqipërinë, e cila ka për qëllim promovimin e fuqizimin e tregut të IT-së në Shqipëri.
Kryeministri Berisha ka pritur dje përfaqësuesit e "Microsoft"-it, në kuadër të hapjes së zyrës së kësaj kompanie në Shqipëri. Përfaqësia e kompanisë "Microsoft" kryesohej nga Goran Radman, drejtor i "Microsoft"-it ECEE, Veronika Prikrylova, menaxhere e përgjithshme e "Microsoft"-it CEE për Tregjet Emergjente, si dhe përfaqësues të tjerë. Kryeministri Berisha u shpreh se hapja e zyrës së "Microsoft"-it në Shqipëri është një lajm shumë i mirë dhe një hap shumë i rëndësishëm në përmbushjen e sipërmarrjes së qeverisë shqiptare për ta çuar vendin në "moshën dixhitale" dhe për të afruar tregun shqiptar me teknologjinë më të avancuar dixhitale, për të zhvilluar edukimin e qytetarëve dhe veçanërisht të të rinjve në këtë fushë, si dhe për të ndihmuar, përmes teknologjisë së avancuar, zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Kryeministri Berisha theksoi se prezenca e "Microsoft"-it në Shqipëri do të jetë lokomotiva që do të shtyjë përpara procesin e dixhitalizimit të shumë procedurave në Shqipëri, veçanërisht në administratën shqiptare. Goran Radman, drejtori i "Microsoft" për Evropën Qendrore dhe Lindore u shpreh se "jemi të lumtur që Microsoft-i do të japë kontributin e tij në zhvillimin e shpejtë të tregut shqiptar, në integrimin politik dhe ekonomik të Shqipërisë drejt BE-së dhe shfrytëzoj rastin të përgëzoj Shqipërinë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO". Radman thekson se Shqipëria do t‘i bashkohet teknologjisë së fundit të informacionit, për ta përdorur atë për zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë së saj.