Mblidhet sot këshilli për imunitetin e Mediut, grupi i PR në dilemë
Do të mblidhet sot, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet. Anëtarët e këtij këshilli do të njihen me dokumentet e dorëzuara në Kuvend nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, për heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut. Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme ka rreth 22 faqe dhe në të janë dhënë në mënyrë të përmbledhur të gjitha shkeljet që organi i akuzës pretendon se janë bërë gjatë kohës kur Fatmir Mediu ka qenë ministër i Mbrojtjes. Kjo kërkesë e organit të akuzës do të merret në shqyrtim nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili në bazë të nenit 118 të Rregullores së Kuvendit do të bëjë edhe shqyrtimin e saj. Në këtë nen thuhet se heqja e imunitetit të deputetit do të shqyrtohet nga Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni Kuvendin në seancën e parë parlamentare. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës, të seancës së dytë pasardhëse pas paraqitjes së raportit të Këshillit të Rregullores. Në seancën plenare, fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa për të dhënë shpjegime, ose për t‘iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrezohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.
PR në provë
Dilema për të qenë me Partinë Demokratike apo me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka bërë që një pjesë e deputetëve republikanë të ndodhen në udhëkryq lidhur me mënyrën sesi do të votojnë në Kuvend lidhur me heqjen e imunitetit të kryetarit Mediu. Një pjesë e deputetëve të PR-së i janë dhuruar kësaj partie nga aleatët demokratë në zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Mosunifikimi i votës së republikanëve u vu re edhe në votimin e fundit në Kuvend lidhur me ndryshimet kushtetuese. Një pjesë tjetër janë hedhur në mbrojtje të ish-ministrit Mediu. Një ditë më parë, kreu i grupit kuvendor të PR-së, Arjan Madhi, ka bërë me dije se republikanët disponojnë fakte lidhur me pafajësinë e Mediut dhe ka implikuar ushtarakët, duke i mos i shmangur nga përgjegjësia për tragjedinë e asaj që ndodhi më 15 mars në Gërdec.