E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha gënjen, PS ka votuar për çdo heqje imuniteti

Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë për heqjen e imunitetit.
 

"KM përgojon ligësisht deputetët e PS!Heqjen e imunitetit e pengon Tom Doshi? Gënjeshtër! Tom Doshi është pa imunitet, me votën e tij e tonën!” shkruan Rama
 

Kryesocialisti i ka cilësuar si gënjeshtra deklaratat e kryeministrit Berisha se grupi i miliarderëve në PS nuk do heqjen e imunitetit.
 

“Këshilli i Miliarderëve në PS s`do heqjen e imunitetit vijon Kryeministri. Ligësi e gjallë,PS ka votuar çdo heqje imuniteti unanimisht,edhe për veten” thekson Rama.

Më tej Edi rama shkruan se mes PD-së e PS-së ka një dallim kuptimplotë pasi në PS ka disa biznesmene që jane deputetë, në PD ka një Kryeministër dhe ministra që bëjnë biznes dhe ky është dallimi kuptimplotë.
 

“Jetojme në një sistem ku sipërmarrja e lirë është themeli dhe ka të drejtë të përfaqësohet,po ku qeveria s`mund të kthehet kurrë në biznes!”, përfundon reagimi i kryesocialistit.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›