Zjarr në magazinat e spitalit të Elbasanit, s`ka të lënduar

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e sotme magazinat e spitalit të Elbasanit.
Mësohet se nga zjarri i cili ka rënë në magazinat e vjetra të spitalit të qytetit fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme të shumta materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në magazine por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.