Krim tek Bechtel Enka, shqiptari plagos turkun
Supervizori turk i firmës Bechtel Enka është qelluar me leve ne koke nga një punëtor shqiptar. Sipas policise ngjarja ka ndodhur për motive banale, dhe e ka zanafillen pak dite me pare si pasoje e nje grindje mes tyre
KUKES-Supervizori turk i firmës Bechtel Enka është plagosur në gjendje kritike për jetën nga një punëtor shqiptar. Shtetasi turk, Edgun Bajram është plagosur mëngjesin e sotem në kapanonet e kampit ne Kolsh te Kukesit me mjete të forta nga punëtori shqiptar Adriatik Doci. Sipas policise ngjarja ka ndodhur për motive banale, dhe e ka zanafillen pak dite me pare si pasoje e nje grindje të supervizorit turk me punëtorin shqiptar. Edgun Bajram eshte qëlluar me levë në pjesën e pasme të kokës, dhe bluzat e bardha te Kukesit pas konstatimit te gjendjes se renduar shendetesore kanë vendosur transferimin e tij drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Autori i ngjarjes, Adriatik Doci eshte arrestuar pak ore pas krimit i fshehur ne fshatin Kolsh te Kukësit.
(d.b/BalkanWeb)