E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitja me bono

Neni 9

E drejta e privatizimit të truallit në përdorim për individët

1. Individët që preken nga fusha e zbatimit të këtij ligji, kanë të drejtën e privatizimit nëpërmjet blerjes së truallit shtetëror, nën ndërtesën e privatizuar, të blerë apo të ndërtuar prej tyre.
2. Kontrata e privatizimit nëpërmjet blerjes, nënshkruhet nga drejtori i Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike dhe individit që ka qenë përdorues i truallit.
3. Kopje e kontratës i dërgohet për dijeni Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si dhe Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Neni 10

E drejta e blerjes së truallit në përdorim për personat juridikë, shoqëri tregtare
1. Shoqëritë tregtare, kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e blerjes së truallit, apo pjesë të truallit, sipas parashikimeve të bëra nga ligji i veçantë;
2. Kushtet dhe masa e përfitimit nga e drejta e privatizimit të truallit shtetëror apo pjesë të tij, në përdorim të personit juridik tregtar, bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 18

Lehtësirat për pagesë të menjëhershme të vlerës së truallit
2. Nëse kërkesa për pagesë të menjëhershme të vlerës së truallit i cili kërkohet të privatizohet, bëhet me shkrim brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, dhe kjo pagesë realizohet brenda 30 ditëve nga data e pajisjes me autorizim për kalim pronësie trualli, individët përfitojnë një ulje prej 20% e vlerës dhe 20% e vlerës së mbetur mund të paguhet me bono privatizimi.
3. Nëse kërkesa për pagesë të menjëhershme të vlerës së truallit, i cili kërkohet të privatizohet, bëhet me shkrim pas 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, por brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit dhe kjo pagesë realizohet brenda 30 ditëve nga data e pajisjes me autorizim për kalim pronësie trualli, individët përfitojnë një ulje prej 20% e vlerës.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›