E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimet e Rënda, 15 vjet burg për trafik prostitucioni

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi dje me 15 vjet burg të pandehurin Agim Kabashi, për veprën penale të "trafikut të femrave për qëllime prostitucioni". Kjo gjykatë e shpalli fajtor dhe dënoi me burg të pandehurin Kabashi për trafikimin dhe më pas shfrytëzimin e një shtetaseje disa vite më parë në Angli. Seancën e mëparshme, përfaqësuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke lexuar konkluzionet përfundimtare të hetimit, kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin me 16 vjet burg të shtetasit Agim Kabashi. Ndërkohë që prokuroria i ka kërkuar gjykatës edhe vënien nën masën e sekuestros të pronave dhe pasurive të të pandehurit Agim Kabashi, të cilat dyshohen se kanë origjinë të dyshimtë financiare. Masa e sekuestros mësohet se është kërkuar për një vilë tre katërshe, në Lagjen Nr.14, Durrës, që mendohet se është pronë e këtij shtetasi. Agim Kabashi, 36 vjeç, nga Durrësi, u gjykua në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai është shpallur në kërkim nga Zyra Kombëtare Interpol Tirana.

9 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›