Remonti, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës
Disa zona të kryeqytetit nuk patën dje energji elektrike për disa orë, si pasojë e montimit të fibrave optike në linjën e tensionit të lartë 220 kv. Sipas një njoftimi të bërë dje nga KESH-i, “ndërprerjet e energjisë kanë vijuar dje nga ora 10.00 dhe kanë zgjatur deri në orën 16.30”. Energjia dje ka munguar në zonat e Kinostudjos, ish-Uzinës së Autotraktorëve, në rrugën “Ali Demi”, në Rrugën e Elbasanit, etj. Ndërprerjet e energjisë mësohet se kanë prekur dje edhe disa institucione të rëndësishme shtetërore si Ministrinë e Shëndetësisë, atë të Punëve të Jashtme si dhe disa dikastere të tjera.
9 Shkurt 2008