Tryezë e rrumbullakët për inspektime në burgje
Tiranë - "Prezantimi i Udhëzimeve për Inspektimin dhe Monitorimin e Burgjeve" ishte tema e tryezës së rrumbullakët që u organizua dje në Hotel Tirana Internacional nga Këshilli i Europës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe deputetë të Parlamentit shqiptar, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, organizatave joqeveritare vendase.
Kjo tryezë mbahet në kuadër të programit të Komisionit Europian për “Zhvillimin e një sistemi të sigurt dhe funksional të burgjeve duke respektuar të drejtat dhe standardet themelore dhe duke rritur bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor”.
Takimi i djeshëm kishte për qëllim shkëmbimin e ideve për të sjellë vëmendjen në çështjen themelore të zhvillimit dhe organizimit të një strukture të fortë administruese në burgje si dhe zbulimin e alternativave të ndryshme për monitorimin dhe inspektimin e burgjeve dhe zhvillimi i mëtejshëm i mekanizmave përkatëse, të konceptuara sipas standardeve ndërkombëtare.
9 Shkurt 2008