E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: “Qeveria të kompensojë shqiptarët për rritjen e bukës”

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të mos e kalojë më indiferentizëm situatën alarmante të rritjes së çmimeve, sidomos çmimit të bukës. Nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra, në një konferencë për shtyp deklaroi se qeveria duhet të fillojë urgjent procesin e kompensimit për të gjithë shqiptarët, për shkak të rritjes së çmimit të bukës.
”Në situatën e krijuar LSI-ja kërkon nga qeveria kompensimin e menjëhershëm të rritjes së çmimit të bukës për të gjithë qytetarët shqiptarë si dhe kompensimin e rritjes së çmimeve të artikujve të shportës për shtresat më të varfra në vend”, - tha Kodra. Sipas nënkryetares së LSI-së, nëse nuk ndodh një gjë e tillë, qeveria “Berisha” duhet të japë menjëherë dorëheqjen. “Në të kundërt, të shpallë publikisht paaftësinë e saj dhe të japë dorëheqjen, për t'u hapur rrugën institucioneve kushtetuese të gjejnë zgjidhjen për të shpëtuar vendin nga uria”, - deklaroi ajo.

9 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›