E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Rënda, 30 vite burg për minat me celularë



Të dyshuarit si anëtarë të një rrjeti të trafikut të minave me celularë janë cilësuar dje fajtorë për akuzat që rëndonin mbi ta dhe u dënuan me 30 vitet burg. Secili prej tyre do të përfitojë ulje dënimi me 13 duke qenë se u është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar. Vetëm disa seanca më parë të pandehurit kërkuan gjykim të shkurtuar duke pranuar aktet e hetimit në gjendjen që ishin. Kolegji Penal vendosi dje që Glerjan Hyseni të dënohej me 9 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm gjashtë vite. Shkëlqim Gjoka u dënua me 8 vite burg, por do të vuajë vetëm 5 vite e 4 muaj. Adrian Moçka u dënua me shtatë vite burg, por do të vuajë 4 vite dhe 8 muaj. Hysen Hyka u dënua me gjashtë vite burg, por do të vuajë katër vite.. Gjatë hetimeve, prokuroria ka zbuluar se minat që aktivizoheshin nëpërmjet një celulari prodhoheshin nga i pandehuri Hysen Hyka, në kryeqytet, ndërsa tre të pandehurit e tjerë merreshin me trafikimin e tyre. Kërkesa për gjykim u dorëzua vetëm pak ditë më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se të pandehurit Glerjan Hyseni, Shkëlqim Gjoka e Adrian Moçka kanë trafikuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 9 mina me lëndë plasëse (tritol), ndërsa aktivizimi i kësaj lënde bëhej me anë të një celulari të instaluar në to. Këto mina me lëndë plasëse (bomba) janë prodhuar nga i pandehuri Hysen Hyka me banim në Tiranë dhe në vijim janë trafikuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin prej të pandehurve Glerjan Hyseni, Shkëlqim Gjoka e Adrian Moçka. Këto sasi lëndësh plasëse janë sekuestruar në datën 20.03.2008, në fshatin Rrushbull të Rrethit të Durrësit, në autoservisin pronë e të pandehurit Glerjan, ku dhe janë arrestuar në flagrancë të pandehurit Glerjan Hyseni, Shkëlqim Gjoka e Adrian Moçka dhe më pas në Tiranë edhe i pandehuri Hysen Hyka.

Tiranë, grabitet në mes të rrugës një grua
Një gruaje i janë grabitur një sasi e madhe të hollash, ndërsa policia tha se ka arritur të arrestojë të dyshuarin. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Çamëria” në kryeqytet, kur një qytetare e Tiranës ka qenë duke shkuar për në shtëpi, në orët e pasdites. Në një moment ajo është përballur me një djalë të ri, i cili i ka rrëmbyer portofolin duke demonstruar forcë fizike ndaj të pambrojturës. Pasi ka arritur të grabisë qytetaren, i riu është zhdukur në drejtim të paditur, në përpjekje për t’i shpëtuar një ndjekjeje të mundshme policore.
Kjo e fundit, pasi mori denoncimin e qytetares, vuri në lëvizje shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë të cilët sot kryen arrestimin e 18-vjeçarit Saba Sherif Kovaçi, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. “Arrestimi i tij u krye sepse dje në rrugën “Çamëria” i kishte vjedhur portofolin me 15 000 lekë një shtetaseje”, - konfirmoi policia. Ajo shtoi se u kryen veprimet procedurale dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua portofoli së bashku me lekët e vjedhura.

25 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›