Vendimi, si do të jepen me qira pasuritë shtetërore
Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë subjektet e interesuara. Tarifat dysheme për pasuritë shtetërore që do të jepen me qira ose enfiteozë
Shaban Sulçe
Qeveria, me anë të vendimit më të fundit të saj, ka përcaktuar procedurat për dhënien me qira të pasurive dhe pronave shtetërore. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, pasuritë shtetërore u jepen të tretëve me qira ose enfiteozë, nëpërmjet procedurës së konkurrimit. Pasuritë shtetërore, të cilat do të jepen me qira janë ndërtesat, trualli i lirë, trualli i lirë funksional, makineritë e pajisjet dhe linjat e prodhimit. Ndërkohë që pasuritë shtetërore që do të jepen me enfiteozë
janё vetёm pasuritё e paluajtshme tё institucioneve shtetёrore, tё ndёrmarrjeve shtetёrore dhe tё shoqёrive tregtare, me kapital 100 pёr qind shtetёror. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, 3 do të jenë kriteret e konkurrimit, të cilat janë niveli i investimit, ai i punësimit dhe tarifa e qirasë mujore.
Ndërkohë, kriteret e konkurrimit pёr dhёnien me enfiteozё tё pasurisё shtetёrore janё: Niveli i investimit nё pasuri tё paluajtshme, pёr pёrmirёsimin e pronёs, i cili tё jetё mbi 200 pёr qind e vlerёs sё objektit, të shpallur për konkurrim; qёllimi dhe niveli i investimit, nё tёrёsi, nё objekt, niveli i punёsimit si dhe tarifa e detyrimit mujor. Ofertat e bëra si dhe dokumentacioni hartohen nga një komision i posaçëm, i cili shpall edhe emrat e subjekteve konkurruese, të cilat përfitojnë marrjen me qira ose enfiteozë të pasurive shtetërore.
Dokumentacioni për qiranë
Të gjitha palët që janë të interesuara për të marrë me qira pasurinë shtetërore duhet të plotësojnë dokumentacionin e mëposhtëm, i cili konsiston në kёrkesën e subjektit pёr marrjen me qira tё objektit, plan-biznesin e hollёsishёm pёr vёnien nё funksionim tё objektit, ku tё pёrshkruhen qartё plani i punёsimit, plani i investimeve dhe treguesit që do të realizohen, ofertёn pёr tarifёn mujore tё qirasё, certifikatën e regjistrimit të subjektit në QKR ose vendimin e regjistrimit në gjykatë. Gjithashtu subjektet duhet të dorëzojnë NUIS-in dhe vёrtetimin nga dega e tatimeve pёr shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore si dhe vёrtetimet nga institucionet përkatëse se subjekti nuk është në ndjekje penale dhe se nuk ka proces gjyqësor lidhur me veprimtarinë.
Dokumentacioni për enfiteozën
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave konkurrentët që duan të marrim me enfiteozë pasuritë shtetërore duhet të dorëzojnë në komision dokumentacionin e mëposhtëm: Kёrkesёn pёr marrjen me enfitozë tё objektit, plan-biznesin e hollёsishёm pёr pёrmirёsimin e pronёs, nivelin e investimeve tё parashikuara nё pasuri tё paluajtshme dhe nё objekt, nё tёrёsi, shoqёruar me projekte, skica dhe dokumentacion tjetёr paraprak, si dhe burimin e financimit tё projektit, ofertёn pёr tarifёn mujore të detyrimit. Gjithashtu konkurrentët duhet të dorëzojnë
CV-nё e subjektit, ku tё tregohet pёrvoja nё fushёn e veprimtarisё ekonomike qё do tё ushtrohet nё objektin i cili jepet me enfiteozё, tё shoqёruar me dokumentacionin vёrtetues, dokumentacionin ligjor tё subjektit konkurrues, si vendimin e gjykatës, statutin dhe aktin e themelimit, dokumentacionin fiskal, si certifikatën tatimore e NUIS-in, vёrtetimin nga dega e tatimeve qё subjekti ka shlyer apo nuk ka detyrime tatimore, si dhe vёrtetimin nga dega e doganёs se ka zhvilluar eksport apo kontratat eksportuese efektive nё rastet kur subjektet kryejnё veprimtari eksportuese.
Tarifat
Në vendimin e Këshillit të Ministrave përcaktohen tarifat dysheme të detyrimit mujor për pasuritë shtetërore që jepen me qira ose enfiteozë. Për ndërtesat brenda Unazës së vjetër të bashkisë së Tiranës, jo më pak se 300 lekë/m2 në muaj, jashtë Unazës e brenda vijave kufizuese të bashkisë së Tiranës, jo më pak se 200 lekë/m2 në muaj. Për ndërtesat brenda vijave kufizuese të bashkive Berat, Durrës, Fier, Korçë, Lushnjë, Pogradec, Sarandë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, Laç, Lezhë, jo më pak se 150 lekë/m2 në muaj; ndërkohë që jashtë vijave kufizuese të këtyre bashkive, jo më pak se 100 lekë/m2 në muaj. Për ndërtesat brenda vijave kufizuese të bashkive Bilisht, Ersekë, Ballsh, Peqin, Tepelenë, Dibër, Pukë, Kukës, Përmet, Delvinë, Bulqizë, Gramsh, Has, Kuçovë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Rrëshen, Skrapar, Tropojë, Ura Vajgurore, Manzë, Sukth, Shijak, Fushë-Krujë, Cërrik, Patos, Roskovec, Divjakë, Libohovë, Maliq, Shëngjin, Vau i Dejës, Kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, Selenicë, Orikum, Konispol, si dhe të bashkive të tjera, që do të shpallen të tilla me akte ligjore, jo më pak se 100 lekë/m2 në muaj.
Për ndërtesat jashtë vijave kufizuese të bashkive të sipërpërmendura, tarifa dysheme do të jetë jo më pak se 50 lekë/m2 në muaj. Për ndërtesat që do të përdoren për zyra, zyra doganore, dyqane “Duty Free” dhe agjenci shërbimi, në aeroporte e dogana, jo më pak se 2 500 lekë/m2 në muaj. Për ndërtesat që do të përdoren për zyra, agjenci shërbimi në porte, tarifa dysheme do të jetë jo më pak se 1000 lekë/m2 në muaj. Për objektet voluminoze, si: rezervuarët, depozitat dhe silloset, që jepen me qira, me qëllim tregtimi, brenda vijave kufizuese të qyteteve të Tiranës, Beratit, Durrësit, Fierit, Korçës, Lushnjës, Pogradecit, Sarandës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, Gjirokastrës, Kavajës, Krujës, Laçit e Lezhës tarifa dysheme e qirasë është 400 lekë/m3 në muaj, ndërsa jashtë vijave kufizuese të këtyre qyteteve, si dhe në të gjitha zonat e tjera, tarifa e qirasë është 200 lekë/m3 në muaj. Për truallin e lirë, tarifa dysheme e qirasë është 100 lekë/ m2 në muaj. Për truallin funksional, tarifa dysheme e qirasë mujore është 20 për qind e tarifës dysheme të detyrimit mujor, të përcaktuar për ndërtesat. Trualli nën ndërtesë (objektit) përfshihet në tarifën e qirasë së ndërtesës.
Për terrenet sportive, tarifa dysheme e qirasë është 50 lekë/m2 në muaj, brenda qytetit, dhe 30 lekë/m2 në muaj, jashtë qytetit.
Tabela
Pasuria shtetërore Vendndodhja Tarifa dysheme
Ndërtesat Brenda Unazës Tiranë 300 lekë/m2 muaj
Ndërtesat Jashtë Unazës Tiranë 200 lekë/m2 muaj
Ndërtesat Brenda vijave kufizues 150 lekë/m2 muaj
Berat, Durrës, Fier,
Korçë, Lushnjë, Pogradec,
Sarandë, Shkodër, Elbasan,
Vlorë, Gjirokastër, Kavajë,
Krujë, Laç, Lezhë
Ndërtesat Jashtë vijave kufizuese 100 lekë/m2 muaj
Për pjesën tjetër të bashkive
Ndërtesat që përdoren aeroporte, dogana 2500 lek/m2 muaj
Për zyra doganore,
Duty free shop
Agjenci shërbimi
Ndërtesat që përdoren porte 1000 lek/m2 uaj
për zyra, agjenci
shërbimi
Rezervuarët dhe Brenda vijës së bashkive 400 lekë/m2 muaj
depozitat Tiranë, Berat, Durrës, Fier
Korçë, Lushnjë, Pogradeci,
Sarandë, Shkodër, Elbasan,
Vlorës, Gjirokastër
Kavajë, Krujë, Laçi e Lezhë
Rezervuarët dhe Jashtë vijës së bashkive 200 lekë/m2 muaj
Depozitat të sipërpërmendura
Truall i lirë 100 lekë/m2 muaj
Terrenet sportive Brenda qyteteve 50 lekë/m2 muaj
Terrenet sportive Jashtë qyteteve 30 lekë/m2 muaj
Tab 2
Ulja e çmimeve
Subjektet që marrin objekte me qira ose enfiteozë, pësojnë ulje të çmimit në rastet e mëposhtme:
Për punësimin mesatar vjetor, të vërtetuar nga dega e Sigurimeve Shoqërore:
kur punësohen 50 – 150 veta, zbritja është 10 për qind;
kur punësohen 151 – 200 veta, zbritja është 20 për qind;
kur punësohen 201– 500 veta, zbritja është 30 për qind;
kur punësohen mbi 500 veta, zbritja është 40 për qind.
Për investimet e kryera:
50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë deri në 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) lekë, zbritja është 10 për qind;
. 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) lekë deri në 100 000 000
(njëqind milionë) lekë, zbritja është 20 për qind;
mbi 100 000 000 (njëqind milionë) lekë,
zbritja është 30 për qind.
25 Dhjetor 2008