Krimet e Rënda: 40 vjet burg grupit të trafikut me motoskaf
TIRANE – Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë dje pretencën për personat e akuzuar për trafik klandestinësh dhe për hedhjen në det të 44 prej tyre në janar të këtij viti. Në seancën e djeshme pala e akuzës i kërkoi Gjykatës për Krimet e Rënda 40 vjet heqje lirie dhe 38.6 milionë lekë gjobë për të pandehurit. Në kërkesën përfundimtarë për masën e dënimit prokurori i çështjes pati parasysh uljen prej 1/3 e dënimit, që të pandehurit e kanë përfituar prej gjykimit të tyre me kohë të shkurtuar. Pasi i ka bërë të ditur gjykatës episodet, për të cilat akuzohen të pandehurit, akuza kërkoi: nga 7 vjet e 4 muaj heqje lirie e 5.3 milionë lekë gjobë për Ardian Corrin dhe Gëzim Tafajn; nga 4 vjet burg e 4 milionë lekë gjobë për Ardian Markun dhe Dilaver Hajdinin dhe nga 4 vjet e 3 muaj burg e 4 milionë lekë gjobë për Rexhep Cukun, Aleksandër Malajn, Altin Gjeloshajn, Lek Frrokun e Ndrek Preçin. Ndërsa për të pandehurin Pjetër Tusha, i gjykohej në gjendje të lirë për akuzën e “moskallëzimit të krimit” Prokuroria kërkoi 4 muaj heqje lirie. Sipas akuzës, të pandehurit kanë kryer trafik klandestinësh nga Shqipëria drejt Italisë në rrugë tokësore, duke i kaluar ata nëpër vendet ballkanike në veri të Shqipërisë. Episodi më i rëndë i është ai i 10 janarit 2008, kur ata po tentoni të kalonin drejt Italisë me anë të gomoneve. Pasi janë diktuar nga policia ata kanë hedhur në det 44 klandestinë. ar.ba