Krimet e Rënda: Kush urdhëroi që Lul Berisha të linte për disa orë qelinë
Laureta Rryçi
Tiranë - Gjykata e Krimeve të Rënda do t’i kërkojë informacion drejtuesve të Burgut 313-të për lëvizjen e Lulëzim Berishës pak ditë më parë në Linzë. Në seancën e djeshme në procesin e Bandës së Durrësit avokatët sërish kanë debatuar me përfaqësuesit e akuzës. Këtë herë mbrojtësit kanë pasur si argument lëvizjen e klientëve të tij pa pasur dijeni ata, ndërkohë që jeta e tyre iu rrezikohet. Argumentet e avokatëve duket se kanë qenë bindëse dhe për kolegjin penal duke u shprehur në sallë se do të kërkojnë informacion të detajuar për këtë ngjarje. Të pandehurit e “Bandës së Durrësit”, akuzohen për veprimtari kriminale kryesisht në qytetin bregdetar, nga vrasje deri tek përfshirja në trafikun e lëndëve narkotike. “Banda e Durrësit”, e cila e ka zanafillën në vitet 99, fillimisht ka vepruar si një e vetme, nën drejtimin e të pandehurit Lulëzim Berisha, ndërsa me kalimin e viteve u shpërbë. Të akuzuarit si anëtarë të saj u grupuan në dy kampe rivale të cilët filluan konfliktet me njëra -tjetrën duke lënë pas shumë episode kriminale, të cilat aktualisht janë objekt shqyrtimi gjyqësor i Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Lëvizja
Vetëm pak ditë më parë, i cilësuar si kreu i bandës, Lulëzim Berisha me urdhër të Prokurorisë ka lënë qelinë për pak orë për të qëndruar sërish në rrethinat e kryeqytetit. Kjo lëvizje ka bërë të reagojnë ashpër mbrojtësi i tij duke thënë se një veprim i tillë mund t’i kushtonte dhe jetën klientit të tij. Pas debateve me përfaqësuesit e akuzës, kolegji penal u shpreh se për këtë ngjarje do të kërkonte llogari drejtuesve të institucionit të paraburgimit. Kjo për të mësuar arsyen e lëvizjes së të paraburgosurit pa dijeni të gjykatës që po shqyrton dosjen hetimore ndaj tij. Duket se kjo ngjarje do të ketë dhe pasojat e saj nëse lëvizja e Lul Berishës nuk argumentohet nga akuza me fakte ligjore.
Vrasjet
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzën për anëtarët e bandës së Durrësit për një sërë vrasjesh. Prokuroria Për Krime te Rënda në datë 03. 04. 2005 ,ka regjistruar procedimin penal nr.35 për veprat penale të; Vrasjes me paramendim në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasit Klodjan Saliu “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda” dhe Grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga nenet 78 – 25, 278/4 dhe 333/a te K. Penal. Prokuroria për Krime të Rënda Tirane ne date 09. 03. 2006 pasi ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedimin penal Nr 34 në lidhje me ngjarjen e datës 17. 10. 1998 ku ka mbetur i vrarë shtetasi Dritan Sallaku dhe janë plagosur Ilir Nela dhe Agim Rexhepi dhe ky procedim penal i është bashkuar procedimit penal nr 35 te vitit 2005. Prokuroria e rrethit Gjyqësor Durrës ka regjistruar procedimin penal nr 506 në lidhje me ngjarjen e datës 29 10. 1998 në lidhje me vrasjen e shtetasve Viron Curri, Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri si dhe procedimin penal nr 274 ne lidhje me ngjarjen e datës 10. 07. 2000 në lidhje me vrasjen e shtetasit Dritan Disha. Zinxhiri i vrasjeve për të cilat akuzohet kjo bandë shkon edhe më tej.
Të pandehurit
Lulzim Berisha
Plaurent Dervishaj
Indrit Taullai
Endrit Dokle
Kujtim Buna
Altin Olloni
Elvin Hoxhosmani
Alban Neli
Selman Heti
Spartak Kalthi
Altin Nikolla
Kristian Begu
Bujar Gashi
Dritan Coli
Ahmet Ajetis
Osman Karpuzi
Sardian Sulejmani
PRECEDENTËT
Ndaj Lul Berishës janë bërë disa atentate, i fundit i të gjithëve ishte ai në lokalin “Cera una volta” në 2005, në Durrës. Lul Berisha u qëllua nga dy persona të paidentifikuar nga një distancë e afërt. Pas atentatit mbeti i plagosur njëri prej shokëve të tij në një kohë që vetë Berisha mori një plagë në krah. Polica nuk arriti të identifikojë autorët e atentatit i cili ashtu si edhe i dyti apo i pari mendohet të kishte pasur si shkak larjen e hesapeve dhe hakmarrjet personale.
Krimet
17 tetor 1998
Organizata kriminale e drejtuar nga Lulëzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet për vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku. Kjo vrasje ka ndodhur pikërisht më 17 tetor të vitit 1998 në qytetin e Durrësit, dhe mbahet si vepra e parë kriminale e këtij grupi
29 tetor 1998
Pa kaluar as dy javë nga vrasja e parë, organizata e Berishës dhe Saliut akuzohet se ka kryer një tjetër vrasje. Këtë herë bëhet fjalë për ekzekutimin e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja më 29 tetor 1998. Në këtë ngjarje u plagos edhe Marsel Sotiri
22 gusht 1999
Një vit më vonë, i vetmi person që arriti t’i mbijetojë atentatit të 29 tetorit 1998 është zënë në pusi nga ana e grupit të Berishës dhe Saliut. Më 22 gusht 1999 ata i kanë bërë pritë shtetasit Marsel Sotiri në lagjen Plazh të qytetit të Durrësit dhe e kanë vrarë atë
9 korrik 2000
Organizata kriminale e drejtuar nga Lulëzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet nga prokuroria e policia edhe për një tjetër vrasje. Këtë herë ata kanë kryer atentatin ku u vra shtetasi Dritan Disha. Kjo vrasje ka ndodhur më 9 korrik 2000 në fshatin Shënavlash të Durrësit
14 janar 2002
Një tjetër vrasje i është faturuar organizatës kriminale Berisha- Saliu nga ana e policisë dhe prokurorisë. Kjo organizatë akuzohet se më 14 janar të vitit 2002 i ka zënë pritë dhe më pas ka kryer ekzekutimin e shtetasit Ervin Lame në lagjen numër 3 të Durrësit
2003
Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata është ndarë në dy organizata të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata tashmë janë bërë rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre
26 shkurt 2005
Pas kësaj ndarjeje, organizata e kryesuar nga Lulzim Berisha ka marrë hak ndaj rivales së saj duke organizuar atentatin për vrasjen e Klodian Saliut. Kjo vrasje është kryer në autostradë më datë 26 shkurt të vitit 2005, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit
13 tetor 2005
Vetëm 9 muaj ka vonuar kundërpërgjigjja e ish- organizatës së Klodian Saliut. Tashmë ajo drejtohet nga Indrit Dokle dhe akuzohet se ka kryer vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005 në Tiranë. Pas vrasjes, trupi i Gashit është hedhur në fshatin Romanat të Durrësit
30 tetor 2005
Hakmarrja e grupit të kryesuar tashmë nga Indrit Dokle nuk është ndalur me kaq por 27 ditë më vonë ai ka organizuar vrasjen e shtetasit Ilir Kolgjini, i njohur si mik i Lul Berishës. Kjo vrasje ka ndodhur më 30 tetor të vitit 2005 pranë stadiumit ndërkombëtar “Qemal Stafa”
31 Korrik 2008