E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti i Bashkisë, liqeni artificial së shpjeti me një pamje të re



Bashkia e Tiranës tashmë do t’i ofrojë zonës pranë liqenit artifical, një pamje të re. Kjo do të bëhet e mundur në sajë të një projekti, që do të shpallet fitues nga konkursi mes katër studiove të huaja, Carlos Ferrater, MVRDVR, David Choperfield, dhe Bolles Ëillson. Ndërkohë që studioja atelie Jean Nouvel, është tërhequr nga konkursi, megjithatë ajo sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës është e ftuar të marrë pjesë edhe pasi projekti të shpallet fitues dhe të ndihmojë në realizmin e tij. Sipas kryetarit të Bsahkisë, Edi Rama, “ky projekt është një sfidë e madhe për Bashkinë e Tiranës”. Ditën e enjte pritet që të shpallet dhe studioja fituese e cila do të bëjë publik dhe prezantimin e projektit.

31 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›