E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Rënda, burg për grekun dhe shoferin që u kapën me drogë



Tiranë - Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi dje masën e sigurisë “arrest me burg” për 47-vjeçarin nga Kazakistani, Aleksandro Zeitinidhis, i cili u kap me sasinë 12,7 kg lëndë narkotike në pikën kufitare të Kakavijës. Po e njëjta masë arresti është caktuar dje edhe për shoferin e autobotit të linjës Sarandë-Athinë, Nandi Kaçaj, të cilit iu gjetën në autobot dy pako me drogë. Dy të Dy të pandehurit kanë mohuar faktin se kishin dijeni për drogën e gjetur në automjetet e tyre. Sipas akuzës, Aleksandro Zeitinidhis, banues në Athinë, dyshohet se e transportonte drogën nga Shqipëria për në Greqi e më pas shitej sipas tregut të krijuar, ndërkohë që e njëjta gjë dyshohet edhe për të pandehurin tjetër, Kaçaj. Aleksandro Zeitinidhis u vu në pranga katër ditë më parë, teksa me veturën e tij tentonte të kalonte kufirin me sasinë e drogës të llojeve heroinë dhe hashash. Akuza e ngritur për shtetasin Zeitinidhis dhe shoferin e autobotit është ajo e “trafikut ndërkombëtar të ë lëndëve narkotike”, për të cilën rrezikojnë deri në 15 vjet burg. Zeitinidhis iu gjet sasia prej 6,4 kg heroinë dhe 6,3 kg marijuanë, e cila dyshohet se do të trafikohej për në Greqi.

11 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›