Ministria e Drejtësisë, deri tani kanë mbërritur 4900 kërkesa nga të përndjekurit
Vetëm në një ditë mbërrijnë rreth 200 kërkesa.
Laureta Rryçi
Tiranë - Në Ministrinë e Drejtësisë deri dje janë depozituar mbi 4900 kërkesa për dëmshpërblim nga ish-të përndjekurit politikë të regjimit komunist. Këshilltarja e ministrit të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari, shpjegoi dje se për trajtimin e këtyre kërkesave është ngritur një grup pune, i përbërë nga 21 specialistë. Sipas saj, dosjet e paraqitura në ministri i nënshtrohen shqyrtimit paraprak dhe konkluzionet e tyre iu bëhen të ditura të interesuarve brenda një periudhe të caktuar kohore që zakonisht zgjat disa ditë. Për shumë dosje që rezultojnë me mangësi në dokumentacion, vijoi ajo, njoftohen të interesuarit.
Kërkesat
Çdo ditë në këtë dikaster depozitohen rreth 200 kërkesa nga ish-të persekutuarit politikë. Një numër i konsiderueshëm i këtyre dosjeve, rreth 40, kalon në çështje themeli, ku specialistët e Ministrisë së Drejtësisë nisin verifikimin e dokumentacionit në bashkëpunim me struktura të tjera shtetërore si Ministria e Brendshme, ajo e Mbrojtjes, Gjykatat, Arkivi i Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Aktualisht, organet e drejtësisë po merren me verifikimin e emrave që do të përfitojnë nga dëmshpërblimi, sipas ligjit të miratuar në Kuvend. Por, deri në një listë përfundimtare emrat do të kalojnë në një sërë procedurash që do të shërbejnë për verifikimin e tyre. Familjarët duhet të depozitojnë brenda vitit 2008 kërkesën për përfitimin nga dëmshpërblimi. Sipas ligjit, paraqitja e kërkesës në Ministrinë e Drejtësisë kryhet brenda territorit të vendit, vetëm me anë të Postës Shqiptare sh. a., nëpërmjet dorëzimit nga kërkuesi të dokumentacionit dhe marrjes së lajmërimit nëpërmjet postës për lajmërim-marrjen nga ministria. Çdo ish-i dënuar politik i regjimit komunist, familjar i viktimave të pushkatuara ose familjar brenda rrethit të caktuar në këtë ligj i të dënuarit politik, që jeton ose nuk jeton, dorëzon dokumentet në emër të të dënuarit politik, i deklaron punonjësit të postës qëllimin e dërgesës dhe pajiset prej tij me formularin tip, që i bashkëlidhet këtij ligji, ku shënohen numri i dokumenteve të dorëzuara, data dhe ora e pranimit të kësaj dërgese dhe numri i regjistrimit të saj. Formulari nënshkruhet nga punonjësi i postës dhe dërguesi në tri kopje, për dërguesin, për postën dhe për Ministrinë e Drejtësisë. Posta Shqiptare regjistron çdo dërgesë të saj në regjistra të veçantë dhe i ruan ato sipas legjislacionit në fuqi. Dokumentacioni i dërguesit, së bashku me kopjen e formularit, për Ministrinë e Drejtësisë, i postohet kësaj të fundit. Një kopje e njoftimit të marrjes së dokumenteve i përcillet dërguesit.
Vendimi
Me përfundimin e procedurës së trajtimit të dokumentacionit të paraqitur për dëmshpërblim nga ish-të përsekutuarit politikë, Ministria e Drejtësisë i drejtohet qeverisë me propozime përkatëse. Mësohet se dikasteri i Drejtësisë ka depozituar në Këshillin e Ministrave dhjetëra dosje të ish-të dënuarve politikë, të cilët tashmë presin dëmshpërblimin e tyre.
11 Prill 2008