Krimet e Rënda, gjashtë akuza ndaj Dritan Dajtit
Si bashkëpunëtorë të tij, Ergest Xhoxhi dhe oficeri gjyqësor, Mariglen Muçaj
Laureta Rryçi
Dritan Dajti do të përballet në Gjykatën e Krimeve të Rënda me gjashtë akuza. Por nuk do të jetë i vetëm në bankën e të akuzuarve. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka etiketuar si bashkëpunëtorë të tij Ergest Xhoxhin dhe oficerin gjyqësor Mariglen Muçaj. Burime zyrtare nga institucioni i akuzës pohuan dje se prokurorët e çështjes, Eugen Beçi dhe Ardian Nezha, i kanë vënë dje kapakun dosjes duke faktuar zbardhjen e vrasjes së katër policëve. Të njëjtat burime shpjeguan më tej se në faqen e parë të dosjes që u dorëzua dje rreth orës 16:00 në Gjykatën e Krimeve të Rënda, janë renditur akuzat për secilin të pandehur. Në krye është emri i Dritan Dajtit dhe akuzat që prokuroria ka arritur t’i faktojë gjatë hetimeve.
Dajti u prangos më 7 gusht të këtij viti në qytetin e Durrësit, pas 6 viteve arrati. Në 2003-shin, Dritan Dajti, i cili po gjykohej për vrasjen e një biznesmeni, mundi të arratisej në mënyrë spektakolare nga ambientet e Gjykatës së Tiranës. Më 7 gusht 2009, gjatë operacionit për arrestimin e tij pranë pistës "Iliria" në Durrës, Dajti ekzekutoi 4 policë, ndërsa vetë mbeti i plagosur.
Akuzat
Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë thuhet: “Ne, Ardian Nezha dhe Eugen Bëçi, prokurorë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas përfundimit të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.62/1 të vitit 2009, paraqesim për gjykim të pandehurit: Dritan Dajti, Ergest Xhoxhaj dhe Mariglen Muçaj”. Më tej mësohet se prokurorët kanë listuar akuzat për secilin të pandehur. Dritan Dajti është hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga Neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, arrestuar më dt. 07.08.2009 dhe mbrojtur nga avokati Arben Qeleshi. Sipas prokurorisë, Dritan Dajti akuzohet për kryerjen e veprave penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj; “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave me pasojë vdekjen e shtetasit Ledjon Mara dhe plagosjen e shtetasit Fatjon Shamku; “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”; “falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim duke falsifikuar dhe përdorur dokumentet e mjetit tip “Volskwagen Touareg” me targë Cr 535 FR; “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” duke falsifikuar dhe përdorur tri dokumente policie; “mbajtja pa të drejtë e uniformës” duke mbajtur dokumente dhe shenja dalluese të policisë.
Bashkëpunëtorët
Për bashkëpunëtorët, prokuroria ka ngritur akuza të tjera. Sipas prokurorëve të çështjes, Ergest Xhoxhi është hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga Neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, është arrestuar më dt. 07.08.2009 dhe mbrojtur po nga avokati Arben Qeleshi. Ndaj tij janë ngritur akuzat e “përkrahjes së autorit të krimit”, “falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim duke falsifikuar dhe përdorur dokumentet e mjetit tip “Volkswagen Touareg” me targë Cr 535 FR, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 186/2 të Kodit Penal. Mariglen Muçaj është hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga Neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, është arrestuar më dt. 23.11.2009 dhe është mbrojtur nga avokati Agron Lamaj. Akuzohet për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal. Më tej prokurorët kanë shpjeguar se kanë dorëzuar dosjen për shkak se i konsiderojnë hetimet të plota dhe akuzën të provuar, bazuar në nenet 331 dhe 332 të Kodit të Procedurës Penale.
12 Dhjetor 2009