Rekomandimi. Fëmijët e policëve të vrarë janë pa mbështetje ekonomike nga shteti
Dobjani i kërkon Berishës të hartojë një projektligj për të zgjidhur këtë problem. Në 1999-n Këshilli i Ministrave mori një vendim që e penalizon këtë kategori
Laureta Rryçi
Tiranë - Fëmijët e policëve të vrarë apo të plagosur para vitit ’91 nuk përfitojnë asnjë ndihmë ekonomike nga shteti. Për këtë arsye, dhjetëra ankesa janë regjistruar te Avokati i Popullit për t’i ndihmuar me ndonjë nismë. Sipas burimeve nga Avokati i Popullit, ky problem është hershëm për këtë institucion. Ndërsa Dobjani i ka vënë në dijeni zyrtarët për problemin të gjithë kanë pranuar fillimisht, por nuk kanë ndërmarrë asnjë nismë ligjore për të ndryshuar një vendim qeverie i marrë në vitin 1999. Kësaj radhe Dobjani i është drejtuar kryeministrit Berisha dhe i kërkon hartimin e një projektligji për të mundësuar përfitime ekonomike për këtë kategori familjesh që i mungon kryefamiljari.
Rekomandimi
Në institucionin e Avokatit të Popullit vitet e fundit janë bërë dhjetëra ankesa nga familjarë të punonjësve të policisë të vrarë ose nga vetë punonjësit e policisë, të plagosur për shkak të detyrës. Ata ankohen për mospërfitim nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 552, dt. 27.11.1999 “Për trajtimin ekonomik e financiar të familjeve të punonjësve të policisë të vrarë apo plagosur për shkak të detyrës”. Nga verifikimi i këtyre ankesave, si dhe nga studimi i këtij vendimi rezulton se ky vendim i shtrin efektet e tij vetëm për punonjësit e policisë të vrarë ose të plagosur që nga dt. 01 janar 1999 e më pas. Duke qenë kështu, ai ua ka mohuar të drejtën e trajtimit familjareve të punonjësve të policisë të vrarë dhe policëve të plagosur për shkak të detyrës para kësaj date. Nga ballafaqimi i tij me aktet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut është konstatuar se vendimi shkel disa parime.
Mungesa e miratimit
Sipas rekomandimit të Dobjanit, kur është vënë në dijeni kryeministri Berisha pak kohë më parë, Ministria e Brendshme ishte vënë në lëvizje dhe kishte hartuar projektligjin në fjalë. Mirëpo kur projektligji ka shkuar në Këshill të Ministrave, nuk ka kaluar për miratim. Dobjani, nëpërmjet rekomandimit të tij, ka dashur t’ia rikujtojë kryeministrit këtë problem, duke shpresuar për të gjetur zgjidhje për këto familje.
Problemi i hershëm
Për këtë problem rezulton se Avokati i Popullit është ankuar disa herë. Ai e ka trajtuar në raportet vjetore të mbajtura para Parlamentit. Pas këtyre përpjekjeve, nga kryeministri i atëhershëm dhe disa ish-ministra të Rendit Publik na u premtua se problemi në fjalë do të gjente rregullim ligjor. Madje ish-ministri i Rendit Publik, Rama, në seancën plenare të Parlamentit, më 7 prill 2003, ku u paraqit raporti vjetor 2002 i Avokatit të Popullit, premtoi publikisht se vendimi i mësipërm do të përmirësohej nga qeveria, ashtu siç ishte kërkuar. Mirëpo, me gjithë interesimin e vazhdueshëm që është bërë pranë kabinetit të ish-kryeministrit dhe ish-Ministria e Rendit Publik, përsëri problemi nuk gjeti zgjidhje konkrete, përveç përgatitjes së propozimit për projekt-vendimin përkatës nga ana e ish-Ministrisë së Rendit Publik.
5 Shkurt 2009