Shtabi elektoral i PS-së, ja emrat që e drejtojnë
Në krye të Shtabit është caktuar kryetari i Asamblesë, Gramoz Ruçi. Islami, Klosi, Idrizi, Xhafaj, Idrizi dhe Etleva Bishaj, drejtuesit e tjerë
Shaban Sulçe
Zbardhen emrat e drejtuesve kryesorë të Shtabit të përgjithshëm Elektoral të Partisë Socialiste. Që prej disa muajsh, selia rozë ka konfiguruar Shtabin qendror të saj, i cili po merret me përgatitjen organizative të strukturave të Partisë Socialiste në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 qershorit 2009. Ky shtab përbëhet nga 7 anëtarë. Siç dihet, në krye të këtij shtabi është caktuar kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. 6 anëtarët e tjerë, 5 nga të cilët janë deputetë, janë caktuar Fatmir Xhafaj, Kastriot Islami, Blendi Klosi, Shpëtim Idrizi, si dhe Etleva Bishaj. Shtabi elektoral i Partisë Socialiste po ndjek nga afër zbatimin e të gjitha direktivave dhe objektivave që u janë caktuar organizatave të Partisë Socialiste në prag të fushatës elektorale. Prej disa ditësh shtabi është njohur me rezultatet paraprake të këtij procesi, ku të 12-të të deleguarit e kryesisë kanë raportuar rreth përgatitjeve të strukturave rozë në secilin prej 12 qarqeve.
Të deleguarit
Në tetor të vitit të kaluar Kryesia e Partisë Socialiste përcaktoi 12 delegatët e saj, të cilët do të jenë të ngarkuar me drejtimin e organizimit elektoral në qark e rreth. Ata do të jenë përgjegjësit kryesorë për mbarëvajtjen e fushatës dhe rezultatet që do të arrihen nga Partia Socialiste në rajonin respektiv. Të deleguarit e Kryesisë së Partisë Socialiste janë zgjedhur: Valentina Leskaj (Elbasan), Pandeli Majko (Dibër), Namik Dokle (Durrës), Shpëtim Idrizi (Tiranë), Erion Braçe (Berat), Gramoz Ruçi (Gjirokastër), Lindita Nikolla (Lezhë), Ben Blushi (Korçë), Ermelinda Meksi (Fier), Mimi Kodheli (Kukës), Mimoza Hafizi (Shkodër) dhe Arben Isaraj në Qarkun e Vlorës.
Rezultatet
Në fund të muajit janar përfundoi procesi i raportimit për ecurinë e organizimit elektoral pranë Shtabit qendror Elektoral të Partisë Socialiste. Të deleguarit raportuan për ecurinë e organizimit të strukturave socialiste në të 12-të qarqet e vendit. Nga burimet në Partinë Socialiste bëhet e ditur se të 12-të të deleguarit e Kryesisë së selisë rozë në të 12-të qarqet e vendit kanë raportuar për arritjet dhe problemet e ndeshura gjatë këtij procesi pranë Shtabit Elektoral të Partisë Socialiste. Siç dihet, organizimi elektoral i PS-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare përbëhet nga tri faza. Faza e parë është ajo e trajnimit dhe kalimit të organizatave bazë të PS-së në profil elektoral. Faza e dytë është ajo e punës në terren me anëtarësinë dhe rrjetin e vullnetarëve. Faza e tretë është ajo e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë me anë të sondazheve nga anëtarësia dhe elektorati. Sipas afateve të përcaktuara në strategjinë elektorale të PS-së, fillimi i vitit 2009 përkon me përfundimin e fazës së parë në këtë strategji. Të deleguarit e Kryesisë së PS-së në të 12-të qarqet e vendit kanë raportuar për secilin prej qarqeve për rezultatet, por edhe për problemet e ndeshura pas përfundimit të fazës së parë të kësaj strategjie, e cila është ajo e shndërrimit të organizatave nga profili strukturor në profil elektoral.
Stafi për Tiranën
Selia rozë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë përgatitjeve të saj për qarkun e Tiranës, i cili do të ketë edhe numrin më të madh të deputetëve, 33. Për qarkun e Tiranës, i deleguari i Kryesisë është caktuar deputeti Shpëtim Idrizi. Ky i fundit duket se do të jetë edhe drejtuesi i stafit elektoral për selinë rozë. Në përbërje të këtij stafi pritet të jetë edhe kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, Besnik Baraj, si dhe deputetët aktualë të zgjedhur në 2005-n në kryeqytet, si Ermelinda Meksi dhe Andis Harasani. Në përbërjen të stafit elektoral të PS-së për qarkun e Tiranës pritet të jenë edhe drejtues të FRESH-it, si Megi Ajteresa dhe Ajola Xoxa, drejtori i fondacionit “Qemal Stafa”, Sajmir Tahiri, drejtuese të Forumit të Gruas Socialiste, drejtues organizatash të PS-së në këtë qark, si dhe drejtues të komisioneve në selinë rozë.
Shtabi elektoral i Partisë Socialiste
Kryetar Gramoz Ruçi
Anëtar Kastriot Islami
Anëtar Fatmir Xhafaj
Anëtar Blendi Klosi
Anëtar Shpëtim Idrizi
Anëtar Etleva Bishaj
Të deleguarit e Kryesisë
Valentina Leskaj (Elbasan)
Pandeli Majko (Dibër)
Namik Dokle (Durrës)
Shpëtim Idrizi (Tiranë)
Erion Braçe (Berat)
Gramoz Ruçi (Gjirokastër)
Lindita Nikolla (Lezhë)
Ben Blushi (Korçë)
Ermelinda Meksi (Fier)
Mimi Kodheli (Kukës)
Mimoza Hafizi (Shkodër)
Arben Isaraj (Vlorë)
5 Shkurt 2009