E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Rënda marrin dosje nga prokuroritë e rretheve

Ligji i ri

Krahas referimit të dosjeve nga policia që preken nga ligji i ri “Antimafie”, dhjetëra procedime penale dhe me persona të dyshuar për pastrim parash janë dërguar nga prokuroritë e rretheve tek Krimet e Rënda. Një urdhër i Kryeprokurores Ina Rama ka vënë në lëvizje të gjithë sistemin e akuzës, duke transferuar të gjitha dosjet që prekeshin nga ligji “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar”. Mësohet se katër dosje penale janë transferuar nga njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës drejt Krimeve të Rënda. Akuza e kryeqytetit dyshonte se disa persona kishin pastruar rreth 1.2 milionë euro nga një aktivitet i paligjshëm në Greqi. Pasuria është bllokuar dhe ka nisur një hetim i gjerë nga Krimet e Rënda.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›