E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgjimi që zbardh Spartak Ngjelën: “Një nga ata qelbësirat e grevës, na duhet i vdekur”

Greva e pretenduar e urisë, nuk po prodhon më lajme, as aksion politik. Në këto kushte, Edi Rama, ka thirrur nën armë bashkëpuntorët e tij, brenda e jashtë PS-së, për të gjetur një ide, për të rizgjuar ndonjë lajm të mundshëm, apo ndonjë aksion tjetër të mundshëm politik.
Nga idetë e shqyrtuara, deri mbrëmjen e djeshme, vetëm ajo e Spartak Ngjelës, dukej si më origjinale.
“Ore një nga qelbësirat e grevës, na duhet i vdekur”, mësohet të jetë shprehur Ngjela, duke shpresuar se një ngjarje e tillë, sigurisht e rëndë, do të zgjojë revoltën.
Problemi ka ngelur se askush, nuk e ka marrë seriozisht Ngjelën, jo se e kanë vlerësuar ndonjë herë seriozisht atë, por sepse, kur zgjodhën të hynë në grevë, hynë pas garancive që nuk do t’ju mungonte ngrënia dhe pirja dhe në këto kushte, një person që ka hyr në një grevë urie, për të ngrënë e për të [pirë, nuk ka se si të dalë vullnetar për të vdekur, nga të ngrënit e nga të pirët.
Kështu dhe kjo ide e Ngjelës, duket shumë utopike, në kushtet kur pjesëmarrësit në grevën e pretenduar të urisë, për ditë e më shumë skuqin nga faqet, nga shëndeti që ju ka dalë jashtë kontrollit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›