Kriza, Fini: Zgjidheni Berisha: Gati të hap çdo dokument sekret
TIRANE-Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit Italian, Gianfranko Fini i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të eventit “Dy popuj, nje det një miqësi” zhvilloi sot një takim me kryeministrin Sali Berisha.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp gjate paradites, Fini vuri në dukje se një nga temat e bisedës me kreun e qeverisë shqiptare ishin dhe zhvillimet politike në Shqipëri ku theksoi se situate duhet zgjidhur, por për këtë do ti duhet të bisedojë dhe me kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
“Falenderova Berishën për të dhënat që më paraqiti për zhvillimet dinamike në politikën e brendshme shqiptare. Sigurisht ne respektojmë dinamikën politike të vendit tuaj, por për më tepër do të shprehen kur të kem sot një komunikim dhe me kreun e Bashkisë, Edi Rama për tu njohur më shumë me situatën”.
Por sic këshilloi Fini, cdo zgjidhje e cdo situate duhet të vijë përmes rrugëve kushtetuese.
“Uroj zgjidhje të cështjeve që janë të hapura dhe duan zgjidhje, dhe ashtu që sic tha kryeministri Berisha; “zgjidhjet duhen në respektim të kushtetutës dhe ligjeve dhe pavarësisë”.
Pak para Finit, ishte kryeministri Sali Berisha që hapi temën e protestave në vend. Berisha theksoi se siguroi kreun e Dhomës së Ulët të Parlamentit Europian se “qeveria e tij mbetet e vendosur të respektojë cdo protestë paqësore”.
“Së bashku me Finin diskutuam dhe per gjendjen në Shqipëri. Sigurova Finin se qeveria ime mbetet e vendosur të respektojë të drejtat kushtetuese të cdo qytetari shqiptar, organizate civile e partiake për të protestuar në mënyrë paqësore sikundër jam dëshmuar dhe dëshmoj i hapur për zgjidhje kushtetuese dhe ligjore e transparencë të plotë të cdo procesi në këtë vend”.
Duke patur parasysh kërkesat e PS, Berisha theksoi se në bazë të ligjit është i gatshëm të bëjë publik cdo dokument, qoftë dhe më sekretin. “Shqipëria është një shtet ligjor, disponon të gjitha ligjet dhe institucionet për tu bërë transparent cdo dokumenti, madje dhe me sekretet. Dhe e ftoj opozitën të përfitojë nga këto mundësi”,tha Berisha.
Vizat
Në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare Berisha theksoi se procesi i integrimit është përparësi e qeverisë dhe interesi kombëtar i shqiptarëve. Nga ana e tij, Fini mbështeti procesin e liberalizimit të vizave të Shqipërisë, ndërsa vlerësoi edhe progresin e bërë mes dy vendeve në kuadër të luftës ndaj kriminalitetit, trafikut të qënieve njerëzore dhe lëndeve narkotike.
Por sipas kreut të Dhomës së Ulët të Parlamentit Italian, procesi i liberalizimit të vizave do të bazohet në meritat e cdo vendi që aplikuar për këtë process. “Procesi i vizave duhet të bazohet mbi merita. Italia është duke punuar gjerësisht për procesin e liberalizimit të vizave që është i rëndësishëm, pavarësisht provave të shumta që i është dashur të kapërcejë Shqipëria”.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Fini do të takohet edhe me krerë të tjerë të politikës shqiptare, mes të cilëve edhe kretarin e bashkisë, njëkohësisht liderin e opozitës Edi Rama.
(d.b/BalkanWeb)