E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimet e Rënda marrin dosjet e Task-Forcës

Të gjithë personat që dyshohet se kanë kryer një vepër penale në fushën ekonomike dhe janë nën hetim nga njësitë antikorrupsion në Shqipëri do të hetohen edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pasuritë që zotërojnë dhe nuk i kanë të deklaruara. Ata do të kenë dy çështje. Një në prokurorinë e rrethit ku jetojnë edhe një çështje tjetër te Krimet e Rënda. Në këtë rast realizohet një dublim, pasi, nga njëra anë duhet të mbrohen nga akuza penale, dhe nga ana tjetër duhet që të japin shpjegime sesi e kanë ngritur pasurinë. Kjo do të sillte një pështjellim si te personat e dyshuar ashtu edhe te organet e zbatimit të ligjit.

Neni 3/1
Rrethi i personave të lidhur me personin e dyshuar

2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe ndaj pasurive të:
a) bashkëshortit;
b) fëmijëve;
c) personave gjini ose krushqi e afërt me personin e dyshuar (të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, ungjërit, emta, nipërit, mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe të motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, kunati, bashkëjetuesi, thjeshtri, thjeshtra, njerku dhe njerka);
ç) personave fizikë ose juridikë, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, apo janë përdorur, kanë lehtësuar apo në një formë kanë ndikuar në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme nga personat e parashikuar në pikën 1 të këtij neni.
Masat parandaluese mund të kërkohen dhe ndaj trashëgimtarëve të personit subjekt i zbatimit të këtij ligji, por në çdo rast jo më vonë se 5 vjet nga data e vdekjes.
3. Ky ligj zbatohet edhe për pasuritë e personave të dyshuar, sipas përcaktimeve të nenit 2/3 të krijuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, pavarësisht kohës së përfshirjes së personit në veprimtari të paligjshme.

Neni 25/1
Pranimi i kërkesës për konfiskim

1. Gjykata vendos pranimin e kërkesës për konfiskimin e pasurisë edhe kur procedimi penal i filluar ndaj personit të dyshuar pushohet nga organi procedues për shkak:
i) të pamjaftueshmërisë së provave;
ii) të vdekjes së personit të dyshuar;
iii) se personi nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dënohet.
2. Gjykata vendos në të njëjtën mënyrë edhe kur deklaron të pafajshëm personin e dyshuar për shkak:
i) të pamjaftueshmërisë së provave;
ii) se vepra penale është kryer nga një person që nuk mund të akuzohet ose dënohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›