E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Rënda në 2008, një mal me sekuestro

Pasuritë e Lul Berishës, Aldo Bares e të personave të tjerë, janë konfiskuar me argumentin se janë vënë në rrugë të kriminale


Në pronat e sekuestruara, rradhiten prona të paluajtshme, si 27 mijë m2 troje ndërtimi e apartamente 17 automjete dhe 13 milionë lekë

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, përveç dosjeve të shumta të dërguar pranë togave të zeza për gjykim gjatë vitit 2008, ka kryer edhe sekuestrimin e konfiskimin e pasurive të personave të hetuar e gjykuar nga ky institucion për trafiqe të ndryshme, të kryer brenda e jashtë vendit.

Sipas burimeve zyrtare pranë institucionit të akuzës, konfirmohet se vetëm gjatë vitit 2008, zyra e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive të ngritura në mënyrë të paligjshme pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka sekuestruar e konfiskuar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të 18 të pandehurve.

"Nga verifikimi i pasurisë së personave të hetuar për trafiqe të ndryshme, ka rezultuar se 18 të pandehur kanë ngritur pasuri të ndryshme në kuadër të kryerjes së veprave penale të trafiku të femrave, drogës, armëve e municioneve luftarake si dhe vjedhjeve me dhunë.

Gjatë vitit 2008 janë evidentuar, sekuestruar e konfiskuar 17 makina të ndryshme, rreth 17 mijë metër katror truall e sipërfaqe të ndryshme të ndërtimit, rreth 11 mijë metra katror apartamente me pajisjet brenda tyre.

Si dhe në vlerë monetare në llogaritë e ndryshme bankare në emër të të pandehurve apo pjesëtarëve të ngushtë të familjes së tyre janë sekuestruar e konfiskuar rreth 10 milionë lekë të reja, rreth 19 mijë euro dhe rreth 6500 dollarë amerikanë"-thuhet nga prokuroria.

Sipas këtyre burimeve, mësohet se zyra e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda e përfaqësuar nga prokurori Adnan Xholi, gjatë vitit 2009 ka depozituar edhe disa kërkesa të tjera për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së personave të pandehur, ku mes tyre është kërkesa për bllokimin e pasurisë së Lulëzim Berishës, i akuzuar si kreu i "bandës" së Durrësit.

Ndërkaq, në mesin e 18 të pandehurve, pasuritë e të cilëve janë sekuestruar dhe konfiskuar, janë persona që ndodhen nën hetim, në fazën e gjykimit dhe atyre të dënuar në formën e prerë për vepra të ndryshme penale të trafikut dhe vjedhjes me dhunë. Në mesin e të pandehurve, është edhe kreu i "bandës" së Lushnjës, i arrestuar në Turqi, Alfred Shkurti, i njohur ndryshe si Aldo Bare.

Sipas vendimit të gjykatës të pandehurit Bare, i është konfiskuar pasuria e ngritur në mënyrë të paligjshme, siç është shoqëria "Laguna Karavasta" sh.p.k, që ka në pronësi një sipërfaqe toke prej 11.792 m2 në Divjakë, së bashku me 1216 m 2 ndërtesa dhe pajisjet brenda ndërtesave, bashkë me barkat e peshkimit, rrjetat e dajlanët.

Gjithashtu, ka marrë formën e prerë edhe konfiskimi i ambienteve të përdoruar nga "banda" e Lushnjës si ish-Komisariatit nr.2 me sipërfaqe 470 m 2, e ndodhur ne lagjen "Çlirimi" , ku brenda kësaj sipërfaqeje përfshihet edhe garazhi e magazinat që përdoreshin për fjetje nga "ushtarët" e Bares dhe si ambiente dhune për personat që njiheshin si kundërshtarë të kreut të "bandës".

Gjithashtu, si pjesë e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë është edhe ajo e të pandehurit Nikolin Cako i njohur ndryshe si "ambasadori" i 24 shteteve, për shkak se me anë të agjencisë së tij me emrin "Go West" jepte viza, pasaporta e dokumente të tjera për 24 shtete kundrejt pagesave të ndryshme, që varijonin nga 3 mijë euro deri në 16 mijë euro.


Janë sekuestruar dhe konfiskuar në 2008
17 makina të ndryshme,
rreth 17 mijë metër katror truall e sipërfaqe të ndryshme të ndërtimit,
rreth 11 mijë metra katror apartamente me pajisje brenda.
Llogari të ndryshme bankare:
rreth 10 milionë lekë të reja,
rreth 19 mijë euro dhe
rreth 6500 dollarë amerikanë


TË DHËNAT E BLLOKUARA, SEKUESTRUARA DHE KONFISKUAR GJATË 2008
SEKUESTRO PARAPRAKE (BLLOKIM)


1. Andrea Ajasllari, i dënuar për akuzën e "Trafikut të femrave për prostitucion":
2 apartament bnw total 170 m2,
Automjet "Land Rover"
Llogari bankare me me vlerë 37.000 leke, 4.345 USD,
Automjeti tip "Land Cruiser" me targa "TR 2226 M",
Automjet fugon, me targa TR 5407 G
Automjet "Mitsubishi-Pajero", me targa "BR 8261 A",
Mjeti tip traktor pa dokumente,

2. Nikolin Cako, i dënuar për akuzat e "Falsifikimit të dokumenteve"; "Falsifikimit të letërnjoftimit, pasaportave apo vizave"; "Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve"; "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"; "Prodhimit të mjeteve për falsifikimin e dokumenteve në formën e mbajtjes së tyre"; "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit"; "Grupi i strukturuar kriminal"; "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal":
Mjeti tip "Nissan" me targa TR 9143 K
Mjeti me targa TR 8871 F
Vlerat monetare të sekuestruara në Agjencinë "Go West" në Tiranë:


- Shuma 598 200 Lekë
- Shuma prej 2700 Euro
Llogari bankare me shumën 1970 USD
Llogari bankare me shumën 1.036.095 lekë,
3 Apartamente banimi në Tiranë

3. Edmond Bejko i dënuar për akuzat e "Falsifikimit të dokumenteve"; "Falsifikimit të letërnjoftimit, pasaportave apo vizave"; "Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve"; "armwmbajtje municionit"; "Prodhimit të mjeteve për falsifikimin e dokumenteve" në formën e mbajtjes së tyre; "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit"; "Grupi i strukturuar kriminal"; "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal"
Apartament banimi në sipërfaqe 33.4 m2 Tiranë
Truall me sipërfaqe 115 m2 në pronësi të tij
Llogari Bankare në shumën 9.514 lekë

4. Eljano Cenko i dënuar për akuzat e "Falsifikimit të dokumenteve"; "Falsifikimit të letërnjoftimit, pasaportave apo vizave"; "Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve"; "Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"; "Prodhimit të mjeteve për falsifikimin e dokumenteve" në formën e mbajtjes së tyre; "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit"; "Grupi i strukturuar kriminal"; "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal":
Shumën prej 555.569 lekë të depozituar në bankë
Shumën prej 111.223 lekë depozituar në bankë

5. Femi Rabi, i dënuar për akuzën e "trafikimit të narkotikeve, në bashkëpunim, të mbetur në tentativë":
Automjetit tip "Benz (ML400 CDI)", me targa TR 8085 K.

SEKUESTRIME


1. Altin Sotomeni, i akuzuar për akuzën e "trafikut të lëndëve narkotike":
Shuma prej 4.500 euro, sekuestruar gjate kontrollit personal.

2. Andrea Ajesllari i dënuar për akuzën e "Trafikimit të femrave për prostitucion":
Një apartament me sipërfaqe prej 65 m2, ndodhet në Rr."Komuna e Parisit-Selitë" Tiranë,
Një apartament me sipërfaqe 105.5 m2, ndodhet në Rr."Komuna e Parisit-Selitë" Tirane,
Automjet tip "Land Rover" me ngjyrë të bardhë, pa dokumente të rregullta, me targa SI HH 2118 A,


Automjeti tip "Land Cruiser" me targa "TR 2226 M",
Automjet furgon, me targa TR 5407 G, me ngjyrë të bardhë prodhim i vitit 1991
Automjet "Mitsubishi-Pajero", prodhim i vitit 1987, me ngjyrë gri e zezë, me targa "BR 8261 A",


Mjeti tip traktor me ngjyrë të kuqe, pa dokument,
Llogari bankare me me vlerë 37.000 leke dhe 4.345 USD
Aparati celular i sekuestruar të pandehurit Andrea Ajasllari

3. Fation Skënderi nën hetim për akuzat e "Trafikimit të lëndëve narkotike", të "Krijimit të organizatës kriminale" si dhe të "Kryerjes së krimeve nga organizata kriminale:
Sipërfaqe prej 4187 m2, objekti "Truck-Servis", e ndodhur ne fshatin Mezes Tirane, nga ku një sipërfaqe prej 1613 m2 përbën truall ndërsa një sipërfaqe prej 476 m2 përbën ndërtim.

KONFISKIME


1. Besnik Cobo i dënuar për akuzën e "vjedhjes me armë", në shtetin Italian gjatë periudhës të viteve 2004-2005, të kryera në bashkëpunim në formën e "grupit të strukturuar kriminal"
Llogari Bankare në shumën 301,265.26 lekë
Llogari Bankare në shumën 5350 Euro.

2. Aleksandër Bojko i dënuar për akuzat e "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve", në bashkëpunim, si dhe të "Pastrimit të produkteve të veprës penale":
Hotel me sipërfaqe ndërtimi 470 metra katrore, duke përfshirë truallin dhe të gjitha pajisjet brenda tij, i cili ndodhet në vendin e quajtur "Uji i Ftohte", në Vlorë
Aktualisht çështja është në Gjykatën e Lartë pas rekursit

3. Xhevdet Troplini i dënuar për akuzën e "Trafikimit të narkotikëve", në bashkëpunim:
Ish-"Ndërmarrja e rritjes dhe e zënies së peshkut" në Durrës, me sipërfaqe në total prej 9900 m 2, nga të cilat 1850 m 2 sipërfaqe e objekteve dhe trualli nen këto objekte, si dhe 8050 m 2 truall i lirë.
Aktualisht kjo çështje wshtw në Gjykatën e Lartë pas rekursit të Prokurorisë

4. Besnik Braka i dënuar për akuzat e "trafikut të lëndëve narkotike" dhe "trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake".
Kokë tërheqëse marka MAN, prodhim i vitit 1996 me targë "TR 5529 J", me ngjyrë gri.
Trailer Semi-Rimorkio, marka "Schëarizmuller", prodhim i vitit 1984, me targa "TR-6123 J".
Makinë e tipit "JEEP", me targë "EL 2619 A", prodhim i vitit 1988,
Makinë e tipit "Nisan Patrol", me targe "EL 4047 A", prodhim i vitit 1994,
Rimorkio, tipi "Barteli 4 B1/75 N", me targë "EL 6473 A", prodhim i vitit 1980,

5. Baftjar Gjana, i dënuar për akuzën e "Trafikimit të femrave për prostitucion" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura":


Makinë e tipit "Peugeot" 206, viti i prodhimit 2003, me targa TR 3466 J
Sasia e monedhave prej 1000 euro
Aktualisht kjo çështja po gjykohet në Gjykatën e Lartë pas rekursit të Prokurorisë.

6. Ilir Koçiaj, po gjykohet për akuzën e "Trafikimit të lëndëve narkotike", të "Krijimit të organizatës kriminale" si dhe të "Kryerjes së krimeve nga organizata kriminale:
2 Apartament banimi 1+1 dhe 2+1 me sipërfaqe prej totale prej 178 m2 në rrugën e Elbasanit


Dy garazhe parkingu të ndodhura në tw njwjtwn ndërtesën në rrugën e Elbasanit
Automjet "Mercedes Benz" E 280, me targa TR 7592 L,
Dy llogari bankare, me vlerw totale 5.882,09 1ekë
Aktualisht llogaritë bankare dhe autovetura gjykohen në Gjykatën e Lartë pas rekursit të Prokurorisë

7. Alfred Shkurti (Aldo Bare) ndodhet në gjykim i akuzuar për akuzat e "vrasjes me paramendim":, "vrasjes me dashje"; "Krijimit të organizatës kriminale" si dhe të "Kryerjes së krimeve nga organizata kriminale":


Shoqëria "Laguna Karavasta" sh.p.k, me një sipërfaqe toke prej 11 792 m2 në Divjakë-Lushnje, së bashku me 1216 m 2 ndërtesa dhe pajisjet brenda ndërtesave së bashku me barkat e peshkimit, rrjetat, dajlanët.


Sipërfaqe prej 470 m 2, e ndodhur ne lagjen "Çlirimi"-Lushnje. Këtu përfshihen sipërfaqja prej 24 m 2 garazh si edhe sipërfaqja prej 48 m 2 magazinë së bashku me të gjitha pajisjet të ndodhura brenda tyre.

8. Avni Avduli, i dënuar për "Trafikimit tw femrave për prostitucion":
Automjet "Volksvagen" Golf-3 me targa EL 3522 B.
Automjet "Mercedez- Benz", 220 CDI, me targa tw huaja BK 164 YM.
Llogari bankare prej 6.000.000 lekësh

9. Jani Tafa, i dënuar për "Trafikim të femrave për prostitucion":
Automjet "Mercedez- Benz" 320, me targa CM 641 SE

10. Altin Sotomeni, i akuzuar për "trafikim të lëndëve narkotike" në bashkëpunim:
Shuma prej 4500 euro.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›