Vrau burrin, dënohet 5 vjet burg Vitore Suçi
01/04/2009 Dëshmia: Vrava për mbrojtje
TIRANË- “Vrava për t’u mbrojtur”. Kështu është shprehur para gjykatës e pandehura Vitore Suçi, e cila goditi me thikë burrin e saj me të cilin bashkëjetoi vetëm dy javë. Grindjet e vazhdueshme e detyruan të merrte këtë vendim. Ndërkohë që gjykata e pranoi mëshirën e saj dhe pasi pa rrethanat me të cilët u krye krimi e dënoi me 5 vjet burg duke i ulur edhe 1/3. Suçi pranoi gjykim të shkurtuar duke përfituar ulje dënimi. Ajo do të vuaj tashmë vetëm 3 vjet e 4 muaj burg. 28-vjeçarja Vitore Suçi kreu vrasjen e bashkëshortit të saj Mirash Doda me një thikë buke. Sipas burimeve të gjykatës,vetë 28-vjeçarja ka shprehur pendesë për krimin e kryer, duke justifikuar veprimin me një gjendje të rëndë depresioni, pasi sipas saj, bashkëshorti ushtronte dhunë sistematike ndaj saj. “Kishim disa muaj që ishim martuar. Burri pinte dhe sa herë që vinte i dehur në shtëpi më rrihte. Kështu që nuk durova më, pasi atë ditë erdhi në shtëpi dhe bëmë fjalë për një problem familjarë dhe ai u turr me gur që të më qëllojë. Unë kisha thikën në dorë se po bëja gati darkën dhe e qëllova në trup sapo mu afrua. Goditjet i bëra nga frika dhe pa e shikuar në fytyrë pasi ktheva kokën dhe qëllova me thikë”, tha dje 28-vjeçarja Vitore Suçi.