Krimi Ekonomiko-Financiar, 50 çështje penale më tepër
19/12/2008 Elbasan, analiza vjetore
ELBASAN-Drejtoria e Policisë së qarkut Elbasan ka zhvilluar analizën e saj vjetore ku merrte pjesë zv/drejtori i përgjithshëm, Rasim Boriçi, si dhe drejtues të pushtetit lokal e vendor. Gjatë këtij takimi drejtori i Drejtorisë së Policisë Elbasan, Aleks Hajdari, ka theksuar disa nga parametrat e kësaj analize duke vënë theksin tek rënia e numrit të veprave penale dhe rritjen e zbulueshmërisë. Por sektori ku është vënë re një rritje e veprave kriminale është ai i Krimit Ekonomiko-Financiar. Mësohet se gjatë vitit 2008 janë regjistruar gjithsesj 155 vepra penale ku janë zbuluar 151 ose 97%. Në bazë të një krahasimi me të njëjtën periudhë të vitit 2007 janë evidentuar 105 vepra penale nga të cilat janë zbuluar 89%. Po kështu gjatë këtij viti është vënë re një rënie e numrit të aksidenteve me vdekje në qarkun e Elbasanit. Sipas të dhënave, nga ky sektor për këtë vit janë regjistruar gjithsej 23 të vdekur nga aksidentet kur një vit më parë ishin regjistruar 40 viktima. Hajdari shtoi gjithashtu se janë zbuluar 4 ngjarje të vjetra ndër të cilat dy vrasje të vitit 1997.