Krimi ekonomik sekuestron 270 shishe pije alkoolike kontrabandë
BERAT – Sektori i Luftës Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat, gjatë kontrolleve të ushtruara në rreth 123 subjekte, ka gjetur dhe sekuestruar në një shtëpi private në lagjen "22 Tetori" të qytetit të Beratit, pronë e biznesmenit 57-vjeçar Rexhep Arëza, 270 shishe me pije alkoolike kontrabandë. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat kanë konfirmuar se këto mallra që tregtohen në mënyrë të jashtëligjshme, jo vetëm që nuk iu dihet origjina, por mund të përbëjnë një rrezik serioz për jetën e konsumatorëve. Pas sekuestrimit të 270 shisheve kontrabandë, me raki, konjak, liker, etj, policia ka shoqëruar në komisariat tregtarin Rexhep Arëza, ndaj të cilit rëndon tashmë akuza e tregtimit të pijeve kontrabandë.
E. P.
9 Shkurt 2008