E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi godet sërish familjen, vajza ther babanë



FIER – Krimi në familje shënon një tjetër rast të rëndë. Vajza ka qëlluar me thikë të atin. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës, në lagjen “8 Shkurti” në Fier. Sipas tyre, i lënduari është shtetasi 58-vjeçar Lili Nushi. Pas një konflikti, ky person është qëlluar nga e bija 14-vjeçare, emrin e së cilës nuk e japim për shkak të moshës së mitur. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Fierit dhe po merr trajtimin mjekësor. Burimet spitalore pohojnë se Nushi është jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes kanë nisur hetimet për këtë krim të pazakontë.
Vetëm pak ditë më parë, në analizën zyrtare të Policisë së Shtetit, dolën të dhëna se ka një rritje drastike të krimeve në familje. Sipas statistikave, për një vit janë shënuar më shumë se 1700 raste, ose rreth 5 krime në ditë. Këto të dhëna alarmuan edhe kreun e qeverisë, i cili u kërkoi strukturave të rendit që të ashpërsojnë masat ndaj personave që kryejnë një vepër penale në familje.

22 Dhjetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›